Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare, pasuritë natyrore dhe vlerat tradicionale.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare, pasuritë natyrore dhe vlerat tradicionale.

Fillimisht, Kreu i Shtetit u takua me kryetaren e bashkisë Alma Hoxha dhe drejtuesit vendorë, ku u njoh me shtimin e numrit të turistëve dhe kthimin e të rinjve nga emigracioni për investime në këtë zonë.

Duke vlerësuar këto rezultate, Presidenti Begaj përcolli falënderime për bashkëpunimin e biznesit me pushtetin vendor dhe qeverinë, si dhe vizitoi zonën historike të qytetit, ku pa nga afër rikonstruksionin e banesave tradicionale të kthyera në një pikë tërheqëse për turistët.

Pjesë e itinerarit ishin dhe vizitat në sipërmarrjet e vogla familjare, në hoteleri e punishte artizanale të prodhimit të verës dhe të glikosë. Presidenti Begaj vlerësoi investimin e emigrantëve që kanë sjell në Përmet eksperiencat e marra në Perëndim. Gjithashtu, shprehu vlerësim për ruajtjen e traditës në prodhimet bio që shiten brenda dhe jashtë vendit. Duke përgëzuar këta sipërmarrës, Presidenti i Republikës i cilësoi investimet e tyre si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm në Përmet.

Ndërkohë, gjatë vizitë në Inkubatorin e Përpunimit të Produkteve Bujqësore, Presidenti Begaj e cilësoi këtë qendër si mbështetje ndaj fermerëve të zonës në grumbullimin, përpunimin dhe certifikimin e produkteve bio, si nismë e suksesshme për të ruajtur markën përmetare.

Presidenti Begaj theksoi se nisma si ky inkubator meritojnë të promovohen, pasi nëpërmjet tyre ruhet e promovohet cilësia e produktit vendas.

Gjatë këtyre takimeve, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ruajtjen e traditave të hershme dhe zhvillimin përmes teknologjive bashkëkohore.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i kushtoi vëmendje edhe trashëgimisë kulturore dhe fetare. “Përmeti, – u shpreh Presidenti Begaj, – nuk është vetëm vendi i mikpritjes dhe bujarisë, por dhe vendi i besimit fetar dhe objekteve të lashta të kultit.”

Presidenti i Republikës vizitoi Kishën e Shën Marisë në Leusë, një monument që tërheq turistë për arkitekturën bizantine dhe afresket e rralla.

Burimi ATSH

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…

Global 360

Kurti: Glorifikimi i Mlladiçit tregon se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…