
Ndihma Juridike Falas, 100 qytetarë përfituan këshillim dhe përfaqësim këtë javë
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur shifrat e javës nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, duke theksuar rëndësinë e garantimit të aksesit në drejtësi për çdo qytetar, pavarësisht të ardhurave apo vendit ku jeton.

100 qytetarë kanë përfituar këtë javë këshillim, asistencë ose përfaqësim juridik falas, ndërsa janë zhvilluar edhe 5 aktivitete informimi dhe referimi rastesh.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur shifrat e javës nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, duke theksuar rëndësinë e garantimit të aksesit në drejtësi për çdo qytetar, pavarësisht të ardhurave apo vendit ku jeton.
“Drejtësia duhet të jetë e arritshme për këdo, pavarësisht të ardhurave apo vendit ku jeton”, u shpreh Gogu.
Sipas tij, gjatë javës 89 qytetarë kanë marrë këshillim dhe asistencë juridike falas, ndërsa 11 qytetarë kanë përfituar përfaqësim falas në gjykatë dhe janë zhvilluar 5 aktivitete informimi dhe referim rastesh.
Ai theksoi se shtrirja e qendrave të Ndihmës Juridike Falas në të gjithë vendin është një nga qëllimet kryesore, me synim që askush të mos mbetet pa mbështetje juridike kur ka nevojë për të.
Sipas ministrit, ofrimi i këtyre shërbimeve synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe të garantojë mbështetje juridike për ata që kanë nevojë.
Burimi ATSH



















