Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit: Njohja e Kosovës do të ishte kontribut për paqen në Ballkan

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni zyrtare ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Ekuadorit, Esteban Assar Moscoso Bohman, rezident në Romë, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.

Kreu i Shtetit i uroi ambasadorit suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik dhe shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Ekuadorit, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe kërkoi që Ekuadori të konsiderojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia