Demo: Nesër qeveria miraton zonat e reja prioritare për Paketën e Maleve

Qeveria pritet të miratojë të mërkurën zonat e reja prioritare në kuadër të Paketës së Maleve.


Qeveria pritet të miratojë të mërkurën zonat e reja prioritare në kuadër të Paketës së Maleve.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, i pranishëm në një takim të kryeministrit Edi Rama me banorët e Thethit, tha se në zonën e Shkodrës, gjatë raundit të parë, janë regjistruar 11 përfitues nga Paketa e Maleve. Sipas Demos, Thethi dhe zonat e ngjashme kanë qenë frymëzimi mbi të cilin është konceptuar Paketa e Maleve.

“Ne vijmë në vendin ku është konceptuar Paketa e Maleve dhe më vjen shumë mirë që vetëm në raundin e parë të thirrjeve ne tashmë kemi 11 përfituesit e parë. Duke vijuar më pas edhe me ata që kanë aplikuar dhe po trajtohen nga Bashkia Shkodër, shtoj se ditën e nesërme ne miratojmë në qeveri zonat e reja prioritare për bashkitë.”

Demo tha se “Thethi sot ka kaq shumë aplikantë që besojnë te historia e suksesit që po ndodh në çdo cep të Shqipërisë. Kjo histori suksesi vjen, së pari, falë mundit që vetë sipërmarrësit kanë bërë, por edhe, patjetër, falë të gjitha ndryshimeve që kanë ndodhur në zonë. Kemi ndryshime që do të ndodhin shumë shpejt edhe në Theth, duke vijuar me rrugën e Dukagjinit, e cila do ta lidhë zonën e Thethit me zonën e Tropojës, e cila do të shtojë komunikimin mes zonave dhe do të rrisë edhe më shumë fluksin e turistëve në veriun e Shqipërisë”, nënvizoi Demo.

Burimi ATSH

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…