“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Sejko: Norma të ulëta interesi dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, sektorit bankar, komunitetit të biznesit dhe institucioneve publike.

Në kuadër të panelit të parë të aktivitetit, me temë “Financimi si motor i zhvillimit ekonomik”, Guvernatori Sejko mori pjesë në diskutim së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Kryetarin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e nxitjes së investimeve private, forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisë, sistemit bankar dhe biznesit, si dhe rolin e Programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në mbështetjen e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke nënvizuar rolin e tyre në krijimin e vendeve të punës dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Ai u ndal te përmirësimet e bëra në Programin Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, të cilat përfshijnë zgjatjen e afatit të financimit dhe rritjen e shumës maksimale të financimit, masa që synojnë të zgjerojnë mundësitë e financimit dhe investimit për bizneset.

Guvernatori vuri në dukje se programi ofron kushte financimi veçanërisht favorizuese, me norma të ulëta interesi dhe me garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit, duke lehtësuar aksesin e bizneseve në financim.

Në përfundim, Guvernatori Sejko u bëri thirrje bankave të jenë proaktive në zbatimin e programit dhe bizneseve të shfrytëzojnë mundësitë që ai ofron, duke theksuar se kjo nismë do të kontribuojë jo vetëm në zgjerimin e kreditimit, por edhe në diversifikimin e portofolit të bankave dhe forcimin e aktivitetit sipërmarrës në vend.

Ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare dhe sektorin bankar në hartimin dhe zbatimin e programit, dhe shprehu besimin se gjatë këtij viti programi do të sjellë rezultate edhe më të mira në financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Burimi ATSH

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…