Demo: Rilindja urbane 2.0, investime në 11 shtylla nga muzetë e rinj bashkiakë te parkimet dhe mbështetja për startup-et

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantoi sot programin “Rilindja Urbane 2.0”, një paketë investimesh dhe reformash që synon forcimin e bashkëpunimit mes qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantoi sot programin “Rilindja Urbane 2.0”, një paketë investimesh dhe reformash që synon forcimin e bashkëpunimit mes qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në aktivitetin ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, Demo e cilësoi “Rilindjen Urbane 2.0” si një program ambicioz, që shkon përtej investimeve infrastrukturore dhe synon t’u japë përgjigje disa prej sfidave strukturore që kanë shoqëruar zhvillimin e territorit në tri dekadat e fundit.

“Rilindja Urbane 2.0 është shumë më tepër se një program investimesh. Ajo shënon një nivel të ri bashkëpunimi midis qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, për t’iu përgjigjur sfidave strukturore dhe për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi për qytetarët”, u shpreh Demo.

Demo tha se “programi ka një profil të qartë ekonomik, pasi krijon terrenin dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm në sektorë si turizmi, ekonomitë lokale, bujqësia dhe sipërmarrja inovative”.

Ministri Demo theksoi se programi është hartuar në konsultim me kryetarët e bashkive dhe ndërthur disa portofolë e fusha përgjegjësie, përmes 11 shtyllave kryesore të ndërhyrjes.

Një prej tyre lidhet me muzeumet e identitetit lokal. Sipas Demos, në territor numërohen 83 muze, ndërsa bashkitë kanë paraqitur 125 ide të reja dhe 22 projekte konkrete që janë gati për zbatim. Paketa e mbështetjes synon krijimin e 70 muzeve të rinj bashkiakë deri në vitin 2030, të fokusuar te traditat, historia dhe identiteti lokal.

Një tjetër shtyllë sipas Demos është menaxhimi i parkimeve, i cili, sipas ministrit, nuk duhet të shihet vetëm si infrastrukturë, por edhe si instrument për aksesin, turizmin, menaxhimin urban dhe rritjen e të ardhurave vendore.

“Janë identifikuar 76 hapësira parkimi me potencial zhvillimi dhe mbi 10 mijë vende parkimi që mund të krijojnë mundësi të reja ekonomike për bashkitë”, tha ai.

Demo bëri të ditur se ndërhyrjet ligjore do t’u japin bashkive më shumë fleksibilitet për të siguruar financim nga bankat e nivelit të dytë, duke krijuar modele të reja ekonomike lokale, përfshirë parkimet dhe ndërmarrjet e përbashkëta.

Programi parashikon gjithashtu rigjenerimin e hapësirave ish-industriale, duke i kthyer zonat e braktisura në zinxhirë të rinj të zhvillimit ekonomik vendor. Sipas ministrit Demo, janë identifikuar 148 zona prioritare për ndërhyrje, prej të cilave 68 janë aktualisht jashtë funksionit.

Në fokus të “Rilindjes Urbane 2.0” është edhe rritja e cilësisë së arkitekturës në godinat publike, me ndërtesa më funksionale, më eficiente nga pikëpamja energjetike dhe më të integruara me identitetin urban të qyteteve.

Demo vuri në dukje edhe rëndësinë e mbështetjes për startup-et dhe sipërmarrjen inovative, duke theksuar se Shqipëria renditet e katërta në Europë për rritjen vjetore të këtij sektori, ndërsa rreth 85% e startup-eve janë të përqendruara në Tiranë.

Ndërsa, Demo u ndal edhe te një tjetër pikë e programit Rilindja 2.0 që është mjedisi i shëndetshëm dhe menaxhimi i mbetjeve përbëjnë një tjetër komponent të programit, me një investim të parashikuar prej 150 milionë eurosh për qytete më të pastra, turizëm cilësor dhe standarde europiane.

Sa i përket transportit të gjelbër, ministri Demo tha se janë alokuar 13 milionë euro përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për hartimin e një programi të ri që do të adresojë problematikat e transportit urban dhe ndërurban, veçanërisht në bashkitë me flukse të larta turistike.

Në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura, Demo nënvizoi se janë në zbatim projekte me vlerë mbi 100 milionë euro në territor.

Programi përfshin gjithashtu forcimin e kapaciteteve logjistike dhe infrastrukturës bujqësore, me 20 milionë euro investime për flotën logjistike kombëtare, e cila do të shpërndahet në 12 qarqet e vendit.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme është zhvillimi i qyteteve inteligjente dhe sigurisë urbane. Sipas Demos, kjo nismë do të krijojë një kuadër të ri për bashkitë, duke përfshirë sigurinë në shkolla dhe kopshte, mbrojtjen e hapësirave publike, menaxhimin e mbetjeve inerte, sigurinë në plazhe dhe në pikat turistike.

“Qëllimi është që çdo bashki të ketë më shumë instrumente për të ndërtuar ekonomi lokale, për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”, deklaroi Demo.

Marrë nga ATSH

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”