Nis ndërtimi i IEVP të ri në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për Institucionin e ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Kukës, një investim prej 6,4 milionë eurosh


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për Institucionin e ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Kukës, një investim prej 6,4 milionë eurosh që synon modernizimin e sistemit penitenciar dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për rehabilitimin e personave të privuar nga liria.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se projekti nuk përfaqëson thjesht ndërtimin e një godine të re, por një hap të rëndësishëm në reformën e sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale.

Institucioni do të ndërtohet mbi objektet e ish-batalioneve ushtarake, do të ketë kapacitet për 160 të privuar nga liria, do të krijojë rreth 150 vende pune dhe do të ofrojë ambiente moderne për rehabilitim, edukim, shërbime shëndetësore, vizita familjare dhe efiçiencë energjetike.

Ministri nënvizoi gjithashtu dimensionin rajonal të projektit, duke theksuar se ai do të lehtësojë akomodimin e rreth 40 shtetasve të Kosovës që vuajnë dënimin në Shqipëri, duke i afruar më pranë familjeve të tyre.

Në përfundim, ai deklaroi se, “reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata. Ajo vazhdon edhe në mënyrën se si shteti administron vuajtjen e dënimit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Drejtësia nuk certifikohet me një vendim, por provohet çdo ditë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka vënë në qendër të reflektimit të tij të fundit raportin mes pavarësisë së drejtësisë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Drejtësia nuk certifikohet me një vendim, por provohet çdo ditë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka vënë në qendër të reflektimit të tij të fundit raportin mes pavarësisë së drejtësisë…