Një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit shkencor midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

U nënshkrua në Baku, Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit (AMEA).


Pas një koordinimi institucional të ideuar dhe mbështetur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku në kuadër të diplomacisë kulturore, në një ceremoni të zhvilluar në prani të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, z. Besart Kadia, u nënshkrua në Baku, Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit (AMEA).

Ceremonia u zhvillua në praninë e Kryetarit té Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, Presidentit të AMEA-s, akad. Isa Habibbeyli, akad. Anatas Angjelit si dhe drejtues dhe studiues të institucioneve shkencore të AMEA-s.

Kjo marrëveshje hap perspektiva të reja për projekte të përbashkëta kërkimore në fusha si historia, arkeologjia, gjuhësia, inteligjenca artificiale, zhvillimi digjital, mjedisi dhe shkencat natyrore, duke forcuar më tej urat e bashkëpunimit mes komuniteteve akademike të Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku mbetet e angazhuar për të mbështetur iniciativa që promovojnë diplomacinë shkencore, shkëmbimin e njohurive dhe afrimin e institucioneve të të dy vendeve.

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…