Tirana gati të presë FIP Platinum, katër impiante në Sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet dhe struktura e ngritur në shesh për këtë aktivitet, që këtë vit shtrihet në të gjithë hapësirën e Sheshit “Skënderbej”.


FIP Platinum starton të martën në Sheshin Skënderbej, duke e kthyer zemrën e kryeqytetit në arenën e një prej aktiviteteve më të mëdha sportive të padelit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet dhe struktura e ngritur në shesh për këtë aktivitet, që këtë vit shtrihet në të gjithë hapësirën e Sheshit “Skënderbej”.

“Shqipëria po bëhet gati të presë një nga eventet më të mëdha të padelit në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, me energjinë, emocionet dhe adrenalinën e FIP Platinum që po afrohen çdo ditë e më shumë”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë njoftoi se eventi do të zhvillohet nga 26 deri më 30 maj, ndërsa hyrja për publikun do të jetë e lirë.

Rikthimi i FIP Platinum në Tiranë pritet të mbledhë sportistë profesionistë dhe adhurues të padelit (sporti që ngjan me tenisin, por luhet në një fushë më të vogël të rrethuar) nga vende të ndryshme, duke sjellë në kryeqytet atmosferën e garës dhe spektaklit sportiv ndërkombëtar.

FIP Platinum është një kompeticion ndërkombëtar i nivelit të lartë në padel, ku garojnë sportistë profesionistë dhe konkretisht Shqipëria prezantohet si vend mikpritës i një eventi sportiv botëror.

Lexo më shumë nga

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…