Hoxha: Italia, një nga mbrojtëset më të fuqishme të perspektivës evropiane të Shqipërisë

Në Bratislavë, ku po merr pjesë në takimin e Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.


Në Bratislavë, ku po merr pjesë në takimin e Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Në takim, Hoxha vlerësoi veçanërisht rolin e qëndrueshëm të Italisë si një nga mbrojtëset më të fuqishme të perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Së bashku, theksoi ministri, do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në dobi të vendeve tona, qytetarëve tanë dhe një Evrope më të fortë.

“Vlerësuam nivelin e lartë të bashkëpunimit dypalësh në një gamë të gjerë fushash, përfshirë dialogun politik të nivelit të lartë, mbrojtjen, energjinë, sigurinë, ndërlidhjen, ekonominë, tregtinë, kulturën dhe shkëmbimet mes qytetarëve tanë”, tha Hoxha.

“Vlerësuam nivelin e lartë të bashkëpunimit dypalësh në një gamë të gjerë fushash, përfshirë dialogun politik të nivelit të lartë, mbrojtjen, energjinë, sigurinë, ndërlidhjen, ekonominë, tregtinë, kulturën dhe shkëmbimet mes qytetarëve tanë.

Gjithashtu, nënvizuam përputhshmërinë tonë të fortë të qëndrimeve mbi çështje kyçe evropiane, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë, stabilitetin rajonal dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, pohoi ai.

Ministri Hoxha nënvizoi se “Italia mbetet jo vetëm një vend mik, një partner i afërt dhe një aleat strategjik, por edhe një nga mbështetësit më të fortë të Shqipërisë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Shpreha mirënjohjen e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme, të palëkundur dhe konkrete të Italisë për procesin tonë të integrimit në BE, duke vlerësuar veçanërisht rolin e qëndrueshëm të Italisë si një nga mbrojtëset më të fuqishme të perspektivës evropiane të Shqipërisë, si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të Bashkimit Evropian”, tha Hoxha, ndërsa cilësoi se ka pranuar ftesën e ministrit Tajani për të vizituar Romën në javët në vijim.

Burimi ATSH

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…