Hoxha takim me homologen rumune: Intensifikim i bashkëpunimit për të ardhmen e përbashkët evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bruksel zhvilloi një takim me homologen rumune, Oana-Silvia Țoiu.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bruksel zhvilloi një takim me homologen rumune, Oana-Silvia Țoiu.

Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe afatgjata ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë, duke theksuar vendosmërinë e përbashkët të dy vendeve për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë dhe në dobi të qytetarëve tanë, bëri të ditur Hoxha në një postim në rrjetin social X.

Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vyer të Rumanisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe ritheksoi angazhimin e Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit në funksion të stabilitetit rajonal, forcimit të ndërlidhjes dhe të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Hoxha theksoi se diskutimi vuri gjithashtu në pah rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në arsim, të shkëmbimeve ndërmjet njerëzve, si dhe të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, me qëllim shfrytëzimin e plotë të potencialit të madh të partneritetit tonë dypalësh.

“Në këtë drejtim, ramë dakord të forcojmë më tej bashkëpunimin kulturor si një mënyrë kuptimplotë për të thelluar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë ndërmjet vendeve tona, si një investim i rëndësishëm në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane dhe në marrëdhëniet ndërmjet popujve tanë”, përfundoi Hoxha.

Burimi ATSH

Peleshi takim në Vatikan me papa Leonen XIV

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua në Vatikan me Atin e Shenjtë, papa Leonen.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Chiara Modica Dona dalle Rose, Custode della Memoria, Artefice del Futuro

l’Anima di Skanderbeg e il Sogno di Leonardo da Vinci in una Donna del XXI Secolo