Shqipëria dhe Holanda riafirmojnë partneritetin në politikë, siguri dhe çështje evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme (FAC) në Bruksel, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme (FAC) në Bruksel, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen.

Hoxha bëri të ditur në një postim në rrjetin social X se në takim u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri–Holandë dhe u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat politike, ekonomike, të sigurisë dhe çështjeve Evropiane.

Hoxha shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për rolin konstruktiv dhe parimor të Holandës në mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE, si edhe për angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit, shtetit të së drejtës dhe qëndrueshmërisë demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Hoxha gjithashtu ritheksoi vendosmërinë e palëkundur të Shqipërisë për të avancuar negociatat me ritëm ambicioz, përmes zbatimit të reformave konkrete dhe përmbushjes së të gjitha standardeve të kërkuara në një proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Hoxha theksoi se, për Shqipërinë, fjalët kyçe mbeten të qarta: reformat dhe zbatimi efektiv i tyre.

“Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj të anëtarësimit në BE dhe ndaj bashkëpunimit të ngushtë e të pandërprerë me të gjithë partnerët evropianë për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, përfundoi Hoxha.

Burimi ATSH

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…