Beja pret ekipin e BB për projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të misionit përgatitor të projektit “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project (TTFP) 2.0”, një nismë rajonale që synon përmirësimin e lehtësimit të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.


Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të misionit përgatitor të projektit “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project (TTFP) 2.0”, një nismë rajonale që synon përmirësimin e lehtësimit të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të takimit ishte modernizimi i shërbimeve doganore dhe përmirësimi i menaxhimit kufitar, me synimin për të përputhur praktikat doganore shqiptare me standardet më të mira ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Europian.

Beja vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe theksoi rëndësinë e fazës së dytë të projektit për avancimin e reformave në Administratën Doganore Shqiptare.

Gjatë diskutimeve, palët u ndalën në rezultatet e arritura deri më tani, si dhe në hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në kuadër të projektit të Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit, TTFP 2.0 dhe programeve të lidhura me të.

Gjithashtu u diskutuan investimet prioritare që pritet të realizohen, përmirësimi i sistemeve dhe proceseve të Administratës Doganore, ngritja e kapaciteteve për kontrolle më të shpejta dhe efikase kufitare, rritja e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve, si dhe modernizimi i infrastrukturës dhe teknologjisë në dispozicion të doganave.

Projekti “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project 2.0” është një program rajonal i mbështetur nga Banka Botërore, i cili synon të përmirësojë transportin dhe të lehtësojë lëvizjen e mallrave. Faza e dytë e këtij programi ndërtohet mbi arritjet e fazës së parë dhe ka si objektiv thellimin e reformave për harmonizimin e procedurave doganore, reduktimin e kohës dhe kostove në kufi, si dhe përmirësimin e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e konsideron këtë proces një mundësi të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve institucionale, për përshpejtimin e reformave dhe për përmirësimin e mëtejshëm të menaxhimit kufitar dhe lehtësimit të tregtisë në vend, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë dhe integrimit europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama me fermerët në Dibër: Linjë kredie për të gjithë ata që duan të dyfishojnë sipërmarrjen e tyre

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dibra se sfida kryesore për zhvillimin e bujqësisë nuk lidhet më me mungesën e…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama me fermerët në Dibër: Linjë kredie për të gjithë ata që duan të dyfishojnë sipërmarrjen e tyre

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dibra se sfida kryesore për zhvillimin e bujqësisë nuk lidhet më me mungesën e…