Turistët e huaj: Durrësi na surprizoi me mikpritjen, plazhet dhe çmimet e favorshme

Vizitorë nga Gjermania, Italia, Holanda, Anglia, Republika Çeke dhe Republika Dominikane shprehen se Durrësi u ka lënë përshtypje shumë pozitive, ndërsa e konsiderojnë një destinacion tërheqës për pushime familjare.


Turistë nga vende të ndryshme të botës që kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet verore vlerësojnë plazhin, mikpritjen, çmimet e favorshme dhe atmosferën relaksuese që ofron qyteti bregdetar.

Vizitorë nga Gjermania, Italia, Holanda, Anglia, Republika Çeke dhe Republika Dominikane shprehen se Durrësi u ka lënë përshtypje shumë pozitive, ndërsa e konsiderojnë një destinacion tërheqës për pushime familjare.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) përcolli sot mesazhet e disa turistëve nga vende të ndryshme të botës, që shprehen se kanë kaluar ditë të bukura në Durrës, duke vlerësuar motin, plazhin dhe mikpritjen e banorëve.

“Kam kaluar ditë shumë të bukura në Durrës. Moti është shumë i mirë, plazhi më pëlqen dhe njerëzit janë shumë miqësorë”, u shpreh një prej tyre.

Një turist nga Holanda, i cili po pushon me familjen, e cilësoi plazhin e Durrësit si të madh dhe relaksues.

“Është një plazh shumë i bukur dhe i madh. Edhe pse temperaturat janë të larta, na pëlqen shumë të jemi këtu, sepse është një vend shumë relaksues”, tha ai.

Një turiste nga rajoni i Kampanias në Itali deklaroi se plazhi është i aksesueshëm për të gjithë, ndërsa një tjetër vizitore italiane vlerësoi atmosferën dhe mikpritjen.

“Vend i bukur, njerëz të mrekullueshëm dhe shumë të sjellshëm. Po kalojmë shumë mirë”, tha ajo.

Një tjetër turist nga Republika Dominikane e përshkroi Durrësin si një qytet bregdetar të këndshëm, ndërsa theksoi se gjatë qëndrimit të tij ka gjetur njerëz tepër miqësorë në të gjithë Shqipërinë.

Rayan, i ardhur nga Londra, u shpreh se klima e ngrohtë dhe mikpritja e banorëve e bëjnë Shqipërinë një destinacion ideal, sidomos për turistët që vijnë nga vende me mot më të freskët.

“Është vendi i duhur për pushime. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe klima është fantastike”, tha ai.

Ndërkohë, turistë nga Republika Çeke vlerësuan jo vetëm bukuritë e qytetit, por edhe çmimet e favorshme dhe gatishmërinë e banorëve për të ndihmuar vizitorët.

Turistët e huaj shprehen në mesazhet e tyre se çmimet e ushqimit, pijeve dhe shërbimeve janë të arsyeshme, duke e konsideruar Shqipërinë një destinacion me raport shumë të mirë mes cilësisë dhe kostos.

Në përfundim, ata thanë se do t’ua rekomandonin miqve dhe familjarëve të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa shumë prej tyre shprehën dëshirën për t’u rikthyer sërish.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…