Gogu magjistratëve të rinj: Reforma në Drejtësi ka fytyrën tuaj

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u bëri sot thirrje magjistratëve të rinj që ta ushtrojnë pushtetin që u jep ligji me integritet, përulësi dhe ndërgjegje, duke theksuar se besimi i qytetarëve te drejtësia ndërtohet jo vetëm mbi ligjin, por mbi karakterin e atyre që e zbatojnë atë.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u bëri sot thirrje magjistratëve të rinj që ta ushtrojnë pushtetin që u jep ligji me integritet, përulësi dhe ndërgjegje, duke theksuar se besimi i qytetarëve te drejtësia ndërtohet jo vetëm mbi ligjin, por mbi karakterin e atyre që e zbatojnë atë.

Në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Magjistraturës, ministri tha se reforma në drejtësi ka hyrë në një etapë të re, ku suksesi nuk do të matet më nga ngritja e institucioneve, por nga cilësia e vendimeve, respektimi i të drejtave të njeriut dhe besimi që qytetarët do të kenë te sistemi.

“Nga kjo ditë e tutje, reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve. Ka fytyrën tuaj,” u shpreh ministri.

Në fjalën e tij, ai theksoi se magjistratët ushtrojnë një pushtet të veçantë mbi jetën, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, ndaj ky profesion kërkon më shumë sesa njohuri juridike.

“Çdo profesion i beson njeriut pushtet. Magjistrati ushtron pushtet mbi të drejtat dhe liritë e tjetrit. Prandaj profesioni juaj nuk kërkon vetëm dije juridike. Kërkon karakter,” tha ai.

Ministri nënvizoi se edhe pushteti gjyqësor duhet të njohë kufijtë e tij, duke kujtuar se Kushtetuta, procedurat dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosin kufij mbi ushtrimin e pushtetit, por ekziston edhe një kufi që nuk mund ta vendosë asnjë ligj.

“Kushtetuta i vendos kufij pushtetit të shtetit. Ndërgjegjja i vendos kufij pushtetit të magjistratit.”

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit ministri ia kushtoi integritetit dhe përulësisë profesionale, duke paralajmëruar se rreziku më i madh për një magjistrat nuk është vetëm korrupsioni apo presioni, por humbja e aftësisë për të reflektuar.

“Ka vetëm një pyetje që nuk duhet të pushoni kurrë së bërë vetes: ‘A mund të jem gabim?’ Nëse një ditë pushoni së bërë këtë pyetje, mund të ketë filluar të ndodhë e kundërta”, tha Gogu.

Në mbyllje, ministri u kërkoi magjistratëve të mos synojnë popullaritetin, por drejtësinë, duke theksuar se edhe pala që humbet një proces duhet të largohet me bindjen se është dëgjuar, është trajtuar me dinjitet dhe se pushteti mbi të është ushtruar brenda kufijve të ligjit.

“Besimi është forma më e lartë e autoritetit që mund të ketë drejtësia,” përfundoi ministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

TUMO në Kamzë, qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se nisma po zhvillohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

TUMO në Kamzë, qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se nisma po zhvillohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim…