Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në një takim ish-presidentin francez, François Hollande, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në një takim ish-presidentin francez, François Hollande, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Për ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të lartë.

Sot, sipas tij, marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë bazohen në gjashtë fjalë kyçe: Evropë, siguri, investime, kulturë, arsim dhe besim.

Në një postim në rrjetin social X pas takimit, Hoxha vlerësoi se me ish-presidentin Hollande zhvilloi një bisedë shumë të pasur mbi vendin strategjik të Ballkanit Perëndimor në agjendën aktuale evropiane, në një kontekst gjeopolitik të karakterizuar nga pasiguri të thella.

“Theksova se, për Shqipërinë, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv i politikës së jashtme, por një zgjedhje historike dhe identitare, e bazuar në reforma të thella, në përafrim të plotë me vlerat evropiane dhe në një vullnet të vazhdueshëm për konsolidim demokratik. Hyrja në fazën vendimtare dhe përfundimtare të negociatave të anëtarësimit konfirmon nevojën për të ruajtur besueshmërinë dhe vazhdimësinë e procesit të zgjerimit”, tha Hoxha.

Hoxha dhe Hollande shkëmbyen mendime mbi rolin thelbësor që luan Franca në përcaktimin e së ardhmes evropiane.

“Kërkesa e saj në fushën e reformave, e kombinuar me angazhimin strategjik për një Evropë më të fortë dhe më koherente, e bën atë një aktor të pazëvendësueshëm në politikën e zgjerimit”, shtoi Hoxha.

Gjatë takimit, ministri Hoxha nënvizoi se bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përbën jo vetëm perspektivën e ardhshme, por edhe një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë demokratike të të gjithë Evropës.

Hoxha e falënderoi ish-presidentin për ndarjen e përvojës dhe vizionit të tij mbi dinamikat evropiane, veçanërisht mbi rëndësinë e mbajtjes së zgjerimit si një projekt njëkohësisht politik dhe strategjik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…