Shabani pret ambasadorin Gonzato: Të penalizohen institucionet që nuk zbatojnë rekomandimet tona

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.


Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë takimit u theksua vullneti i përbashkët për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi, me synim mbrojtjen e pakompromis të të drejtave të qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë bashkëbisedimit, Shabani shpalosi vizionin e tij për një institucion më proaktiv, duke vënë theksin te llogaridhënia e administratës publike dhe mbrojtja e qytetarëve që nuk kanë zë. Ai nënvizoi se roli i Avokatit të Popullit do të jetë thelbësor për të luftuar që reformat e vendit të përkthehen në standarde të vërteta evropiane për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, ambasadori Gonzato vlerësoi qasjen e re dhe dinamike të institucionit dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar Avokatin e Popullit si një partner strategjik në monitorimin e standardeve të Kapitullit 23.

“Mbrojtja e të drejtave në arsim dhe shëndetësi janë prioriteti ynë, pasi aty preket drejtpërdrejt përditshmëria, mirëqenia dhe dinjiteti i çdo qytetari”, u shpreh Shabani.

“Krahas kësaj, mbetemi të angazhuar për të ngritur zërin për vonesat gjyqësore dhe për të garantuar akses të barabartë në drejtësi. Por kjo kërkon ngritjen e një mekanizmi penalizimi për institucionet publike që shpërfillin rekomandimet e Avokatit të Popullit”, tha ai.

Për të forcuar më tej demokracinë vendore, Avokati i Popullit mirëpriti propozimin e Ambasadorit Gonzato që ky institucion të ketë një rol aktiv në procesin e ardhshëm të reformës territoriale, për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve lokale.

Në përfundim, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete që rrisin ndikimin e institucioneve të pavarura.

Burimi ATSH

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…

Global 360

Kurti: Glorifikimi i Mlladiçit tregon se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…