Gonzato takon kryepeshkopin Joan: Bashkësitë fetare të vijojnë të ushqejnë dialogun ndërfetar

Në vigjilje të Pashkës Ortodokse, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, u takua sot me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.


Në vigjilje të Pashkës Ortodokse, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, u takua sot me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.

Gonzato bëri të ditur se i përcolli “urimet më të përzemërta gjithë komunitetit ortodoks”.

Ambasadori i BE-së theksoi se gjatë takimit diskutuan për rolin e rëndësishëm të komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për procesin e integrimit evropian.

“Ndamë gjithashtu bindjen e përbashkët se bashkësitë fetare duhet të vijojnë të ushqejnë dialogun ndërfetar për të forcuar bashkëjetesën paqësore në shoqërinë shqiptare”, nënvizoi ai.

Besimtarët ortodoksë festojnë të dielën Pashkën, një ditë e shënuar e kalendarit fetar.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të besimtarëve ortodoksëve dhe risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezu Krishtit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Burimi ATSH

Rama: Fytyra e mbuluar në tubim do të trajtohet si shkelje e ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se institucionet kishin pasur informacion për skenarë të mundshëm për të provokuar një situatë të ngjashme…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Fytyra e mbuluar në tubim do të trajtohet si shkelje e ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se institucionet kishin pasur informacion për skenarë të mundshëm për të provokuar një situatë të ngjashme…