Balla takon ambasadorin Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë drejt BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, dy palët shkëmbyen mendime për hapat e ardhshëm në procesin integrues dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së fortë gjermane për Shqipërinë në rrugën e saj europiane.

Balla nënvizoi rolin që do të luajë grupi parlamentar i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në Kuvend, si instrument i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve gjermane në vend.

Gjermania është një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë brenda BE-së dhe ka qenë vazhdimisht zë mbështetës i procesit të zgjerimit të bllokut europian në Ballkanin Perëndimor.

Marrë nga ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…