Balla: Samiti i Diasporës, moment historik për bashkimin e shqiptarëve kudo në botë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla, përshëndeti thirrjen për organizimin e samitit të IV të Diasporës Shqiptare.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla, përshëndeti thirrjen për organizimin e samitit të IV të Diasporës Shqiptare, të cilin e cilësoi si një mundësi reale për të ndarë përvoja dhe ide me bashkatdhetarët shqiptarë në botë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të lartë të përfaqësimit dhe dinjitetit të saj në arenën ndërkombëtare në 113 vite shtet, duke u shndërruar në një model stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria sot është anëtare e Bordit të Paqes, vend pritës i Samitit të NATO-s dhe në rrugë të sigurt drejt përmbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda vitit 2027. Kjo është një arritje që i përket të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”, shprehet Balla.

Ai nënvizon se diaspora shqiptare ka një rol kyç në këto momente historike për vendin, duke e cilësuar Samitin IV si një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni mes shqiptarëve në mbarë botën dhe institucioneve në Shqipëri.

“Sipas Ballës, Samiti i Diasporës është një mundësi reale për të ndarë ide, përvoja dhe për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe shtetit shqiptar, në funksion të Shqipërisë evropiane dhe të së ardhmes së përbashkët,” thuhet në reagim.

Samiti IV i Diasporës Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, pritet të mbledhë përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga vende të ndryshme të botës, si dhe aktorë institucionalë, ekonomikë dhe shoqërorë nga Shqipëria.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.