Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë

Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anke Weber deklaroi sot se Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë, ndërsa konfirmoi se për vitin 2026 parashikohet rritje reale e PBB-së në 3,6%.


Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anke Weber deklaroi sot se Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë, ndërsa konfirmoi se për vitin 2026 parashikohet rritje reale e PBB-së në 3,6%.

Ndërsa analizoi ecurinë e ekonomisë dhe financave shqiptare, Weber prezantoi rekomandimet e FMN-së për institucionet shqiptare.

Për vitin 2025, Weber tha se FMN parashikon një rritje reale të PBB-së në 3,5%, nxitur nga kërkesa e fuqishme e brendshme dhe sektori i fortë i turizmit.

Politikat e kujdesshme fiskale, sipas saj, kanë çuar në një ulje të jashtëzakonshme të borxhit publik gjatë viteve të fundit, ndërkohë që politika proaktive monetare ka ndihmuar që edhe inflacioni të ulet nën objektiv.

Nga ana tjetër Weber theksoi se sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid dhe disbalancat e jashtme janë tkurrur në mënyrë të konsiderueshme.

Sipas shefes së FMN-së, “numri i papunësisë ka arritur nivele të ulëta historike”.

Por pavarësisht kësaj tabloje të favorshme, Weber nënvizoi se mbeten disa sfida.

“Trysnia fiskale, përfshi shpenzimet sociale dhe ato për mbrojtjen mund të gërryejnë hapësirat fiskale nëse nuk trajtohen”, tha ajo.

Në këtë drejtim, FMN rekomandon rritjen e të ardhurave relativisht të ulëta duke realizuar shpenzimet tatimore dhe duke çuar përpara reformat në taksën e pronës. Po ashtu, sipas saj, duhet forcuar administrimi i të ardhurave tatimore përmes teknologjisë së informacionit dhe përmirësimeve bazuar në të dhëna.

Sipas saj, këto duhet të vazhdojnë duke pasur reforma strukturore fiskale për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe transparencën fiskale.

Duke folur mbi sektorin financiar, Weber u shpreh se “jemi të vetëdijshëm për rreziqet e reja që po dalin dhe që kërkojnë vëmendje nga afër”.

“Është parë në fakt një rritje e fortë në huadhënien bankare, pjesë që duhet të menaxhohet me kujdes. Bashkëpunimi mes institucioneve dhe një qeverisje e fortë do të mbeten thelbësore”, tha ajo.

Po ashtu, për të përmbushur angazhimin e qeverisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në vitin 2030, Weber theksoi se duhen reforma gjithëpërfshirëse mbi kapitalin njerëzor, tregjet e punës, sundimin e ligjit dhe rregullat e biznesit.

“Ne mbetemi thellësisht të përkushtuar të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugëtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet për të nxitur stabilitetin makroekonomik dhe standarde më të larta jetese. Ndërkohë, FMN po shënon përparim dhe po ngre një qendër të re rajonale për ndihmë teknike për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë në 2027”, shtoi ajo.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri