Spiropali: Anëtarësimi në BE, prioritet kyç i qeverisë

Në fjalën e saj në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, Spiropali theksoi se “dialogu parlamentar është gur themeli sa i përket debatit demokratik në çdo shoqëri”.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali tha sot se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian i Shqipërisë është prioritet kyç i kësaj qeverie, e cila e ka çështje në zemër të çdo pune.

Në fjalën e saj në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, Spiropali theksoi se “dialogu parlamentar është gur themeli sa i përket debatit demokratik në çdo shoqëri”.

“Ky është një projekt kombëtar me rrënjët tek legjitimiteti demokratik dhe tek llogaridhënia. Pra këto shkëmbime të rregullta mes Kuvendit dhe Parlamentit Europian e fuqizojnë mirëkuptimin mes nesh, ndarjen e praktikave më të mira dhe që reformat pasqyrojnë si standardet ashtu edhe aspiratën e qytetarëve tanë”, theksoi Spiropali.

Spiropali tha se “integrimi europian është zgjidhje europiane sepse për ne i ka rrënjët tek vlerat dhe vizioni ynë, pra të bëhemi shtet anëtar në BE është zgjedhje sepse atë zgjedhje e udhëheq angazhimi ynë për demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe solidaritetin”.

“Mesazhi i qytetarëve ka qenë shumë i qartë që prej fillimit të demokracisë që e ardhmja jonë e vetme është brenda BE-së. Kjo u konfirmua edhe në zgjedhjet e fundit të përgjithshme sepse ne e konsiderojmë BE-në jo si pikë fundore apo një destinacion të fundit, por një komunitet që ne ndajmë të njëjtat vlera dhe të njëjtën të ardhmen prej paqeje sigurie dhe begatie”, nënvizoi Spiropali.

Për ne, vijoi Spiropali, ecuria e negociatave do të thotë reforma, dhe ritmi i negociatave ka qenë i paprecedent.

“Përpara një viti ne hapëm grup- kapitullin numër një për Themeloret dhe një vit më vonë shpresojmë të mbyllim këtë pjesë të këtij procesi. Këto nuk janë thjesht statistika sepse gjithçka ne e masim me përkushtim dhe me premtime të mbajtura. Ne po punojmë për të arritur me shumë konkurrencë në tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizim në përputhje me tregun e vetëm të BE-së dhe zbatimin e planit të rritjes”, nënvizoi Spiropali.

Ndërkohë, shtoi ajo, ne mbetemi në përputhje me politikën e jashtme të sigurisë të BE-së duke kontribuar dhe kërkuar që të theksojmë dhe të fuqizojmë akoma më shumë bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes.

Spiropali u ndal edhe roli i Kuvendit dhe mbikëqyrja demokratike.

“Deri përpara pak muajsh isha kryetare e Kuvendit dhe kam qenë dhe jam e lumtur dhe krenare që kam qenë në krye të tij. Kuvendi ka qenë partner aktiv në vënien në zbatim siç duhet të agjendës së BE-së për reformat dhe nuk kam dyshim se kështu do të vazhdojë se ky është prioriteti ynë kryesor”, tha Spiropali.

Burimi ATSH

Vihet në punë Akseleratori i 3-të në QSUNT, Sala: Po punohet për të 4-tin dhe brankiterapinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vihet në punë Akseleratori i 3-të në QSUNT, Sala: Po punohet për të 4-tin dhe brankiterapinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të…