Celibashi: Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar qeveri me legjitimitet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vlerësoi sot se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan me standard europian, pavarësisht kontestimeve të opozitës.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vlerësoi sot se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan me standard europian, pavarësisht kontestimeve të opozitës.

Në një intervistë televizive, Celibashi komentoi raportin përfundimtar të OSBE – ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shtoi se me rëndësi është se çfarë do të bëhet në vijim për të ardhmen.

“Mendoj se zgjedhjet ishin me standard europian. Absolutisht kjo duket polarizuese kur ke përballë qëndrim të kundërt që përfaqësohet nga opozita e vendit”, u shpreh ai.

Sipas Celibashit, problematikat i ka fotografuar edhe ODIHR-i, por zgjedhjet kanë prodhuar një qeveri që gëzon legjitimet jo vetëm formal, por sipas vullnetit të votuesve shqiptarë.

“Pastaj ka vend për të diskutuar, nëse ky rezultat është impaktuar 100%, 5 %, 10% nga aspekte të ndryshme të procesit. Vëzhguesit nuk marrin përsipër t’i hyjnë një analize, ose të lodhen dhe të kthejnë përgjigje për një interes të tillë. Vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë një lloj vlerësimi të procesit zgjedhor, por nuk synojnë të shprehen nëse ky rezultat zgjedhjesh u ndikua kaq për qind”, tha ai.

Përjashtim, sipas Celibashit, bëjnë zgjedhjet e vitit 1996, të cilat janë të vetmet zgjedhje që janë rrëzuar edhe nga pikëpamja formale nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

“Në zgjedhjet e tjera diku ka pasur më tepër, diku më pak vlerësime negative, por nuk ka zgjedhje si ato të vitit 1996″, shtoi ai.

Celibashi tha se sistemi aktual zgjedhor nuk është shumë favorizues për partitë e reja dhe ky problem nuk është vetëm në vendin tonë.

“Kam thënë që sistemi i përzier ishte shumë më i mirë sepse nga njëra anë krijonte mundësi për të pasur një qeveri të forte. Shqipëria nuk mund t’ja lejojë vetes të ndërrojë qeverinë çdo 6 muaj. Po ashtu siguronte dhe një shkallë të gjerë përfaqësimi, kishte përfaqësim nga të gjitha partitë, edhe partitë e vogla kishin minimumi 3 deputetë”, tha Celibashi.

Sipas tij, me këtë sistem zgjedhor partia që fitonte zgjedhjet ishte solide në qeverisjen e vendit, por ndërkohë ishte prezente edhe opozita me zë real.

Duke folur për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, Celibashi theksoi se mbështet sistemin miks ku edhe partitë të kenë përfaqësuesit e tyre.

“Ne akoma nuk jemi në stadin ku partitë politike dhe veçanërisht opozita të jetë e përjashtuar tërësisht nga procesi. Ndaj duhet një formulë ku shumica e anëtarëve në komisione përzgjidhet nga KQZ. Mund të jenë avokatë, juristë të paangazhuar me administratën publike, shoqëri civile dhe partitë kryesore të kenë nga një përfaqësues”, shtoi Celibashi.

Burimi ATSH

Hapet për qarkullim segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektoi…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hapet për qarkullim segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektoi…