Hasani: Shqipëria në momentin më të mirë për t’iu bashkuar familjes europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë për t’iu bashkuar shumë shpejt familjes evropiane për shkak të sfidave të sigurisë dhe sfidave globale të shumta që dhe Bashkimi Evropian po përballon.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë për t’iu bashkuar shumë shpejt familjes evropiane për shkak të sfidave të sigurisë dhe sfidave globale të shumta që dhe Bashkimi Evropian po përballon.

Në një intervistë televizive, Hasani u ndal tek ecuria e procesit të integrimit evropian, por edhe situata në Lindjen e Mesme.

“Jemi në momentin më të mirë kur vende si Shqipëria apo të ngjashme me ne, mundet t’i bashkohen shumë shpejt familjes evropiane për shkak të sfidave të sigurisë, sfidave globale të shumta që dhe Bashkimi Evropian po përballon”, u shpreh ai.

Hasani theksoi se shumë shpejt pritet që të hapet edhe grup-kapitulli i pestë dhe, po ashtu, të mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare.

“Është çështje ditësh, dhe e kam fjalën te teknikalitetet në gjetjen e një date në kalendarin e Komisionit Evropian. Dhe vendet anëtare dhe Komisioni dhe të gjithë mekanizmat e përfshirë kanë rërë dakord që Shqipëria të hapi grup-kapitullin nr. 4. Kjo gjë do të ndodhi, çështje ditësh, nuk ka më pikëpyetje”, u shpreh ai.

Sipas kryediplomatit shqiptar vetë BE e ka të qartë dhe e ka thënë në të gjitha formatet që ka nevojë që edhe Shqipëria, apo vende si Shqipëria t’i bashkohen sa më shpejt kësaj familjeje.

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, Hasani bëri të ditur se janë nxjerrë nga territori i Izraelit disa shtetas shqiptarë të cilët gjendeshin atje.

“Ata kanë mbërritur në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në Athinë, janë transportuar nga Tel-Avivi në rrugë tokësore drejt Egjiptit, dhe nga Egjipti me ndihmën e autoriteteve greke kemi mundur t’i nxjerrim 5 shtetasit tanë. Në të njëjtën kohë kemi punuar edhe me autoritetet bullgare për të ndihmuar shtetas të Republikës së Kosovës”, theksoi Hasani.

I pyetur nëse ka shtetas shqiptarë në Iran që duan të rikthehen në Shqipëri, Hasani u shpreh se askush nuk ka kontaktuar për asistencë.

“Marrëdhëniet diplomatike me Iranin janë ndërprerë prej disa vitesh dhe nuk kemi komunikime diplomatike me Teheranin. Jemi përpjekur të mbledhim informacion nga burime jozyrtare nëse ka nevojë për shtetas shqiptarë që janë atje. Në momentin që po flasim nuk kemi pasur asnjë kërkesë apo thirrje”, shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me Iranin, Hasani theksoi se nuk ka qenë strehimi i muxhahedinëve që ka tensionuar marrëdhëniet.

“Sulmet kibernetike që ndodhën para pak vitesh nga Teherani i ajetollahëve, kanë qenë prova konkrete e një agresioni i cili për fat të mirë u menaxhua nga autoritetet shqiptare në një linjë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne jemi në gjendje që të ecim përpara dhe të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet të cilat janë të rëndësishme, sidomos kapacitetet kibernetike”, shtoi ai.

Hasani konfirmoi se Shqipëria ka qenë për paqen dhe ka qenë për zgjidhjen me dy shtete, por pa harruar asnjëherë se ne qëndrojmë me Izraelin, nuk jemi asnjëherë mbështetës të organizatave terroriste si Hamasi.

“Lidhur me raportet mes Shqipërisë dhe Iranit, sot që flasim nuk ka marrëdhënie diplomatike. Ne vazhdojmë të ushtrojmë të gjithë presionin tonë si pjesë e organizmave ku jemi. I bashkohemi zërit të vendeve që mendojnë njësoj si ne për të çuar përpara një agjendë që lidhet me paqen”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…