Rama: Lamtumirë At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama njëheraz kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Francesku


Kryeministri Edi Rama njëheraz kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Francesku ndërsa ishte në Kavajë ku po zhvillonte takim me gratë e vajzat.

Ndërsa u njoftua për lajmin e trishtuar të ndarjes nga jeta të Papa Franceskut, Rama kërkoi mbajtjen e një minute heshtje dhe ndërpreu takimin.

Po ashtu, Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se papa Francesku ishte mik i i shqiptarëve.

“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”, shkroi ai.

Rama tha se me Papën ka pasur një raport personal dhe shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Atit të Shenjtë.

“Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazh me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Në Shqipëri kaloi ditë që e konsideroi të paharrueshme. Tha që Shqipëria kishte vëllazëri fetare., Ishte Papë ndryshe nga të tjerët, kam mirëkuptimin tuaj ta nderojmë me një minutë heshtje”, theksoi ai.

“Ai zgjodhi ta vizitonte Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, që vizitoi pasi u zgjodh Papë. Pas një takimi që patëm së bashku, një takim të paharrueshëm. Në Shqipëri kaloi një ditë që ai vetë e konsideronte të paharrueshme. Tha dhe atë fjalën e paharrueshme që “Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por ka vëllazëri fetare”. Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët”, u shpreh Rama.

“Më kujtohet që në takimin e dytë se, jemi takuar disa herë, por në Vatikan në audiencë me të kam qenë dy herë, në takimin e dytë e pyes i them, “Ati i Shenjtë më duket se shumë armiq ke bërë, duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë” dhe s’e harroj kurrë kur më tha, “kryeminsitër nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit, kur do i them dhe kujt do ia them, krimbave kur të shkoj në varr”, u shpreh Rama duke mbyllur takimin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Administrata publike, rol thelbësor për rritje ekonomike të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e administratës publike në konsolidimin e rritjes ekonomike.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Administrata publike, rol thelbësor për rritje ekonomike të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e administratës publike në konsolidimin e rritjes ekonomike.