Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut, i cili është shtruar në spital në Romë prej më shumë se një jave, për shkak të një pneumonie dhe krize astmatike respiratore.

“Me plot shpresë presim edhe ne shërimin tuaj! Udhëheqja shpirtëtore e Kishës Katolike dhe referenca Juaj morale për krejt botën është përherë e rëndësishme, por veçanërisht sot kur kohërat po dëshmojnë se asnjë arritje shoqërore e politike në mbrojtje të së mirës së përbashkët dhe të dinjitetit të njeriut nuk duhet të merret kurrë e mirëqenë”, thuhet në mesazhin e drejtuar nga kryeparlamentarja Spiropali.

Mesazhi i plotë i Kryetares së Kuvendit:

Shenjtëri Papa Françesku,

Në këto ditë kur nga e gjithë bota arrijnë mesazhe e lutje për shëndetin Tuaj, po J’u dërgoj një të tillë nga një vend i dashur për Ju, që e zgjodhët të parin në Europë për ta vizituar. E përcjell këtë mesazh e këtë lutje për shëndetin Tuaj në emër të një fjale: “pritje”. Pritja është një fjalë e fuqishme e mjaft kuptimplotë në Ungjill. Shqiptarët Ju priten me dashuri e zemër të ngrohtë në shtatorin e 2024-s. Pritën martirët e besimit bekimin e shpalljen e lumnimit Tuaj për ta.

E tani me plot shpresë presim edhe ne shërimin Tuaj! Udhëheqja shpirtëtore e Kishës Katolike dhe referenca Juaj morale për krejt botën është përherë e rëndësishme, por veçanerisht sot kur kohërat po dëshmojnë se asnjë arritje shoqërore e politike në mbrojtje të së mirës së përbashkët dhe të dinjitetit të njeriut nuk duhet të merret kurrë e mirëqenë.

Zëri Juaj është një jehonë e tingull i fortë i së vërtetës, ndaj lutja ime i bashkohet lutjeve të familjes së madhe shpirtërore që ju qëndron afër.

Mënyra sesi Ju i jeni qasur momenteve të vështira të shëndetit është një dëshmi e rrallë se si çdokush duhet ta përballojë sëmundjen. E kujtoj përherë, nëpërmjet mediave, buzëqeshjen Tuaj në dyert e spitalit. Të buzëqeshur Ju presim duke dalë prej tij.

Krishti në Ungjill ka shëruar përherë me dashuri, ndaj me dashamirësi të thellë Ju uroj shërim të shpejtë e të plotë.

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…