300 pemë të reja i shtohen parkut të liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm sot në aksionin e mbjelljes masive të pemëve në kryeqytet. Veliaj, iu bashkua grupit të studentëve të degës së arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë në parkun e liqenit të Farkë.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm sot në aksionin e mbjelljes masive të pemëve në kryeqytet. Veliaj, iu bashkua grupit të studentëve të degës së arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë në parkun e liqenit të Farkës.

“Ne mbjellim sot për të pasur hije pas 10-20 vitesh, por këto pemë do të lidhin tokën, do e ruajnë nga erozioni dhe markojnë një hapësirë publike. I tregojmë publikut që ç’është e publikut mbetet e publikut dhe më vjen mirë që zona ka përfituar jo vetëm nga gjelbërimi, jo vetëm nga pedonalja e re fantastike e Farkës, por edhe nga rritja e vlerës së pronës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se falë investimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës, zonës së parkut të Liqenit të Farkës i është rritur ndjeshëm vlera e pronës. “Këto prona, që deri dje shiheshin si zona periferike, pa interes, kanë pësuar rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Për të gjithë familjet autoktone të Farkës, gjithë ky zhvillim që ka sjellë urbanizimi, investimet tona, rrugët, kanalizimet, ndriçimi, fibrat optike, të gjithë shërbimet e nevojshme, e kanë rritur, në disa raste, 4-5 herë vlerën e pronës. Kjo do të thotë se përfitojnë banorët e rinj të gjithë këtyre infrastrukturave, ndërkohë që kanë përfituar shumë edhe ata që janë vendalinj. U është rritur vlera e pronës, kanë shitur, kanë blerë, kanë pasur mundësi të investojnë. Jam vërtet krenar për këto punë që kemi bërë”, vijoi ai.

Në fund, Veliaj u bëri thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të mbjellin pemë, ndërsa theksoi se ato që mbeten janë punët e mira në qytet e jo fjalët.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin, qoftë edhe një pemë të vetme. Nëse secili bën të vetën, – qoftë duke mbjellë 37 mijë pemë në Baldushk, 300 këtu, 100 në një vend tjetër, një poshtë pallatit, për një ditëlindje apo përvjetor, secili na ndihmon dhe secili ka mundësi të thotë: ‘Lashë edhe unë një shenjë në Tiranë’. Cic – micet e ditës mbarojnë, ndërkohë që këto pemë do jenë këtu për 100, 200 e më shumë vite. Le të investohemi në gjëra që zgjasin, në gjëra që japin kontribut dhe lënë një shenjë për mirë në Qytetin. Ne do vijojmë me mbjelljet, që t’i lëmë Tiranës vërtet një “pajë”, që deri tani e kemi çuar mbi 1 milion pemë. Nëse mbajmë këtë ritëm, me mbi 100 mijë pemë të mbjella në vit, do kapim dy milionë pemë deri në 2030”, përfundoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…