Dr. Tawfiq Al-Rabiah: Arabia Saudite dhe Shqipëria, marrëdhënie të shkëlqyera

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare organizoi sot një forum me ministrin e Haxhit dhe Umres të Mbretërisë Saudite, Dr. Tawfiq Al-Rabiah.


Instituti i Studimeve Ndërkombëtare organizoi sot një diskutim të hapur me ministrin e Haxhit dhe Umres të Mbretërisë Saudite, Dr. Tawfiq Al-Rabiah, në një forum që synon forcimin e bashkëpunimit kulturor midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.

Dr. Albert Rakipi, kryetari i institutit, vlerësoi forumin si një nismë të rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve. Sipas tij, kjo vizitë është një dëshmi e lidhjeve të forta midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, të ndërtuara mbi respekt dhe vlera të përbashkëta.

Ministri Al-Rabiah shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe vuri në dukje rolin e vendeve të shenjta në bashkimin shpirtëror midis myslimanëve shqiptarë dhe Mbretërisë Saudite, duke ndihmuar në përçimin e vlerave të përbashkëta dhe rritjen e mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve. Ai përmendi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite për shqiptarët në pelegrinazhet e tyre, si pjesë e një misioni për përhapjen e paqes dhe mirëkuptimit.

Dr. Arben Ramkaj, drejtues i Institutit për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor, falënderoi ministrin për vizitën dhe theksoi rëndësinë shpirtërore dhe kulturore që kanë vendet e shenjta për shqiptarët. Sipas tij, ky forum pasqyron përkushtimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Arabisë Saudite për të promovuar tolerancën dhe harmoninë, duke krijuar një platformë për të thelluar bashkëpunimin kulturor dhe për të ndërtuar ura të forta miqësie.

 

 

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…