“Tirana Slush’D”, platforma revolucionare e ekosistemit të startup-eve

Veliaj: “Liria për të krijuar dhe guxuar, themeli i suksesit”


“Tirana Slush’D” është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, një aktivitet që synon të mbështesë themeluesit dhe të transformojë ekosistemin e startup-eve. I frymëzuar nga formati i njohur “Slush”, ky aktivitet sjell në qendër inovacionin dhe ndërlidh sipërmarrësit shqiptarë me Ballkanin, Diasporën, Europën dhe vendet nordike.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e lirisë në zhvillimin e sipërmarrjes. Ai tha se gjithmonë e më shumë të rinjtë shqiptarë duhet të orientohen drejt sipërmarrjes dhe se aspirata e vërtetë nuk është vetëm të fillohet një start-up, por që ky projekt të ketë jetëgjatësi e të kthehet në një “stay-up” të qëndrueshëm, duke kontribuar në ekonominë dhe inovacionin e vendit.

“Një nga gjërat që më ka shqetësuar është se, kur bëhet një sondazh me të rinjtë finlandezë, estonezë, izraelitë, 70-80% e tyre thonë se kur të rritem dua të bëhem sipërmarrës. Ndërkohë, në sondazhet tona 70-80% thonë kur të rritem dua të punoj në shtet. Kjo ndoidh sepse kërkojmë një rrogë, nuk kërkojmë të zhvillohemi; kërkojmë rehati, nuk kërkojmë rrezik; kërkojmë siguri dhe nuk kërkojmë sfidë. Pyetja është: Secili prej nesh, a ka qëllim të jetë personi rreth të cilit vijnë gjërat rrotull, që krijon një biznes, që nuk ëndërron të dalë në pension që në moshën 18-22 vjeç me një punë të sigurt, por që është gati të rrezikojë? Pra, si do shkojmë nga një Start Up në një ‘stay up’? Kjo është pyetja për sot”, shtoi Veliaj.

Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shprehu mbështetjen për të çuar më tej këto projekte. “Ne duam që të punojmë për shumë më tepër se kaq, duam të krijojmë një treg që të gjenerohet një fitim, që të jetë shumë i rëndësishëm për shoqërinë. Prandaj, duam që te ‘Durana’, tek Parku, tek 150 mijë metrat katrorë që kemi në Xhafzotaj, të punojmë që të licencohemi për punë që na sjellin një mirëqenie shumë më të lartë. Me mirëqenien tonë jemi të lirë. Kjo është Shqipëria si gjithë Europa. Të jemi të lirë të jetojmë dhe ta mendojmë dhe planifikojmë jetën tonë ku të duam ne. Të kemi një vlerë të shtuar në shoqëri, që në momentin që bëhemi gati për të hyrë në tregun e punës. Bota jonë po ndryshon me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ne duhet të bëhemi gati për këtë të nesërme, e cila po bëhet shumë shpejt e tashme”, tha ai. 

Përmes një platforme të fuqishme për rrjetëzim dhe ndarje njohurish, Tirana Slush’D bën bashkë bashkë sipërmarrës, investitorë dhe liderë të industrisë për të nxitur rritjen dhe inovacionin. Në këtë aktivitet, startup-et shqiptare kanë mundësinë të prezantohen para një jurie ndërkombëtare, duke marrë vlerësime profesionale dhe duke zgjeruar horizontet e tyre në tregjet globale. Aktiviteti, i cili në nivel global tërheq mbi 13,000 pjesëmarrës nga mbi 100 vende, ofron një mjet të veçantë për rrjetëzim që lejon mbi 20,000 takime mes sipërmarrësve dhe investitorëve.

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…