Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër: Vota e diasporës, moment historik

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër.

Në fjalën e tij ministri Balla tha se vota e diasporës në zgjedhjet e pranverës së ardhshme është një moment historik për demokracinë shqiptare.

“Vendimi i 26 korrikut i Kuvendit të Shqipërisë i dha një zgjidhje përfundimtare do e quaja një gabimi, një borxhi që Shqipëria ka ndaj të gjithë bashkëatdhetarëve tanë e që meritojnë shumë respekt dhe mirënjohje për të gjithë atë kontribut 33-vjeçar si kontributorët kryesorë të ekonomisë”, u shpreh Balla.

Balla shpjegoi edhe procesin e votimit.

“Ky do të jetë një proces që kalon para një regjistrimi që duhet ta nxisim. Objektivi ynë më i madh është të nxisim sa më shumë vëllezer e motra që jetojnë në diasporë që të bëhen pjesë e këtij procesi e tregojmë që realisht kemi një diasporë të madhe , sepse e vërteta është që ne jemi një vend që kemi një numër të barabartë mes atyre që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë territorit”, tha Balla.

Sipas tij, në numër votuesish janë 1.85 milionë në Shqipëri dhe 1.75 milionë në diasporë me të drejtë vote.

Balla tha se duke filluar nga data 12 janar KQZ -ja do të ketë gati një portal përmes të cilit cdo qytetar shqiptar që ditën e zgjedhjeve nuk ndodhet në Shqipëri, edhe nëse është rezident në Shqipëri, ka të drejtën të deklarojë dhe të regjistrohet në faqen online.

“Do të kemi kohën e dubur për t’u regjistruar për të marrë pjesë në votim dhe le të shërbeni ju që jeni sot këtu në këtë sallë, si lajmëtarët e shpjegimit të këtij procesi dhe natyrshëm si vullnetarët për të mbështetur çuarjen përpara të kësaj rruge të nisur nga Shqipëria jonë e përbashkët”, tha Balla.

“Ne duam që në mandatin 2025-2029 Partia Socialiste të ketë numrat e duhur në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e diasporës për të përmbyllur këtë fazë të rëndësishme, që lidhet plotësisht me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe sot këtë aspiratë historike të shqiptarëve, për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, nuk mund ta realizojë dot asnjë forcë tjetër përveç Partisë Socialiste me Edi Ramën”, tha Balla.

Ai u ndal në takim në disa të dhëna që sipas tij, tregojnë që Shqipëria është në rrugën e duhur sidomos tek turizmi duke vënë në dukje se Shqipëria falë transformimit, është bërë sot një destinancion i rëndësishëm turistik.

Balla u ndal edhe tek programi i shqipes për diasporën.

“Kemi 7000 nxënës sot që flasim, por ky është shumë i vogël krahasuar me fëmijët shqiptarë këtu në Angli që nuk flasin shqip. Historia do të na dënojë nëse ne nuk i marrim masat sot që cdo fëmijë i një familje shqiptare ose të paktën një prindi shqiptar të mos i mundësohet mësimi i gjuhës ame, i gjuhës shqipe. Tani i kemi të gjitha mundësitë që të paktën një detyrim ta bëjmë fëmijën tonë të mësojë gjuhën shqipe”, theksoi Balla.

(ATSH)

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…