Tarifat për makinat elektrike të prodhuara në Kinë, një Boomerang për qytetarët dhe ekonominë evropiane

Konsumatorët evropianë ndiejnë se cilësia, siguria dhe garancia e produkteve dhe e shërbimeve kineze është pjesë e jetës së tyre të përditshme.


Nga Dr. Enriko Ceko

Bashkimi Evropian sapo ka deklaruar vendosjen e tarifave shtesë ndaj makinave elektrike kineze me anë të një deklarate të Komisioni Evropian që njoftoi se, duke filluar nga muaji korrik 2024, do vendoset një tarifë shtesë e përkohshme rreth 17.4 – 38.1% për automjetet elektrike që vijnë nga Kina, pavarësisht kundërshtimit nga vendet anëtare të BE-së si Gjermania, Suedia, Hungaria, etj, që duket se është një tarifë më e lartë se parashikimi prej 25%, që u raportua më parë nga Financial Times.

Këto tarifa godasin markat kineze BYD, Geely dhe SAIC si dhe makinat Tesla të prodhuara në Shanghai, që mund të marrin një tarifë të llogaritur individualisht në fazën përfundimtare.

Në lidhje me këtë ngjarje aspak në favor të interesave të taksapaguesve evropianë, shumë departamente dhe organizata të qeverisë kineze shprehën kundërshtim të fortë ndaj vendimit të KE dhe u zotuan për të ndërmarrë të tëra kundërmasat e nevojshme, duke i kërkuar BE-së që të korrigjojë menjëherë këtë vendim.

Sipas specialistëve, kjo masë është thjesht politike dhe nuk ndihmon konsumatorët dhe industritë e automobilave të BE-së. Ata mendojnë se Kina do ndërmarrë masa të nevojshme, të përshtatshme dhe të vendosura për të mbrojtur interesat legjitime të saj në lidhje me këtë.


Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yadong /CFP

Ministria e Tregtisë e Kinës (MOFCOM) i kërkoi BE-së të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të adresojë siç duhet fërkimet ekonomike dhe tregtare përmes dialogut dhe konsultimit dhe u zotua të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze, duke theksuar se pala evropiane injoron faktet dhe rregullat e OBT-së, injoron kundërshtimet e përsëritura të forta të Kinës dhe shpërfill apelet dhe dekurajimin e qeverive dhe industrive të shumë vendeve anëtare të BE-së, që përbën një çështje shqetësuese dhe sjell efektin e rritjes së pakënaqësisë nga apala kineze, në një kohë që askujt nuk i intereson kjo gjë, duke sjellë zhgënjim të thellë në sektorin industrial kinez. Sipas MOFCOM, Komisioni Evropian ka ndërtuar dhe e ka ekzagjeruar të ashtuquajturin program të subvencioneve, dhe supozimi i saj se marzheve anormalisht të larta të subvencioneve është një akt flagrant proteksionizmi, krijon dhe përshkallëzon fërkimet tregtare dhe dëmton konkurrencën e vërtetë dhe të drejtë.

Pala kineze është e qartë në deklaratën e saj se “hetimi i BE-së kundër subvencioneve për automjetet elektrike kineze shkel parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare, dhe dëmton në fakt në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e vetë BE-së, duke përbërë në fakt në thelb një akt proteksionizmi”.

Edhe Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE (CCCEU) shprehu tronditje, zhgënjim të rëndë dhe pakënaqësinë e thellë, duke deklaruar se “avantazhi i industrisë kineze të makinave elektrike (EV) qëndron në inovacionin teknologjik dhe menaxhimin e kostos, që arrihet me në të përtëritjes së vazhdueshme teknologjike dhe konkurrencës intensive të tregut, duke shfrytëzuar avantazhet gjithëpërfshirëse të zinxhirit të furnizimit të Kinës, që në fund të fundit nuk bën gjë tjetër veçse kultivon konkurrencë edhe më të fortë në treg. Kjo masë proteksioniste mund të përshkallëzojë fërkimet tregtare midis Kinës dhe BE-së, duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe të biznesit midis dy ekonomive.

Edhe Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave deklaroi se vendimi i KE-së është krejtësisht i papranueshëm dhe kërkoi që BE të shmangë dëmtimin dhe shtrembërimin e zinxhirit global të industrisë së automobilave.


Makinat elektrike kineze në Panairin e Veturave në Pekin, 3 maj 2024./CFP

Sipas ekspertëve, ky vendim vjen përballë kundërshtimeve të shumta të vendeve anëtare të BE-së dhe organeve industriale, pa marrë parasysh thirrjet e përsëritura të Kinës për të zgjidhur çështjen përmes dialogut dhe konsultimeve, duke i hequr konsumatorëve të BE-së një opsion mjaft të përshtatshëm, duke eliminuar konkurrencën dhe duke përgatitur kushtet për një avantazh të pamerituar për industritë evropiane të automobilave, duke sakrifikuar interesat e konsumatorëve të BE-së dhe duke dëmtuar në themel përpjekjet e bllokut për një të ardhme të gjelbër dhe me nivel të ulët karboni.

Nga ana e saj, vetë Banka Qendrore Evropiane, në datën 6 qershor 2024, nga ana e saj, ka ulur normat e interesit për të krijuar më shumë frymëmarrje për sipërmarrjen evropiane dhe për të mbajtur nën kontroll efektet inflacioniste, në ndihmë të qytetarëve evropianë, ndërsa nga ana tjetër është vetë Bashkimi Evropian që ndërmerr politika fiskale që ecin në kundërshtim me politikat monetare. Kjo mungesë koordinimi duket se është amplifikuar edhe nga periudha zgjedhore dhe paszgjedhore e javës së fundit për Parlamentin e Bashkimit Evropian, që ka sjellë edhe më shumë kaos në politikën evropiane.

Është e ditur botërisht se shumë makina që prodhohen në Kinë dhe eksportohen në Evropë janë produkte të degëve të ndërmarrjeve europiane në Kinë, të cilat nëpërmjet bashkëpunimit me palën kineze kanë më shumë mundësi për shtimin e kapitalit dhe aseteve si dhe kanë më shumë mundësi për investime në krijueshmëri dhe inovacion, elemente që mbështesin transformimin e gjelbër të Europës, kur të dy vendet janë të përfshira edhe në iniciativat globale për reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit, etj.

Por, Bashkimi Evropian filloi në vitin 2023 një hetim për makinat elektrike të prodhuara në Kinë, duke anashkaluar procesin normal sipas të cilit shoqatat industriale të fushave përkatëse dorëzojnë kërkesën e tyre në Bruksel, dhe është ky i fundit që gjykon nëse do të zhvillojë hetime apo jo. Në këtë rast, iniciativa është nisur nga vetë Komisioni Europian, pa marrë parasysh kërkesat e palëve të interesuara në këtë industri, kryesisht palë të interesuara pjesë e tregut evropian, iniciativë që sipas ekspertëve “mund të shihet si një akt i vetëorkestruar me një paragjykim të fortë politik të kryer nga KE, ndërsa janë pikërisht këto automjete që, të certifikuara dhe me një performancë mjaft të mirë, sjellin një mundësi reale për konsumatorët evropianë me të ardhura të ulëta deri në të mesme”.


Mbi 2,700 makina elektronike janë ngarkuar në një anije konteineri në qytetin e Dukagjinit/CFP

Konsumatorët evropianë ndiejnë se cilësia, siguria dhe garancia e produkteve dhe e shërbimeve kineze është pjesë e jetës së tyre të përditshme. Qytetarët evropianë po shkëputen gradualisht nga stili i jetesës bazuar në shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore dhe dëmtimin e ekosistemeve, drejt ekonomisë së gjelbër dhe financave të gjelbra.

Kina dhe Bashkimi Evropian janë partnerët më të mëdhenj tregtarë respektivë të njëri tjetrit. Volumi i shkëmbimeve tregtare në të tëra fushat ka njohur vetëm rritje dhe investimet evropiane në Kinë kanë rezultuar të suksesshme. Nga ana tjetër, Kina me politikat e saj largpamëse, në fushën e investimeve ka synuar që të përcjellë në Evropë frymën e bashkëpunimit reciprok dhe jo atë të konkurrencës, konkurrencë e cila në kushtet aktuale të zhvillimeve transnacionale, nuk mund të zëvendësojë bashkëpunimin dhe reciprocitetin.

Nën këto kushte vendimi për rritjen e tarifave për makinat elektrike të prodhuara në Kinë nuk bën gjë tjetër veçse bie ndesh me politikat e BE-s.

Vendimi për tarifat e KE-së, i cili është shtyrë vazhdimisht, vjen mes ndarjes së brendshme në BE, me një numër vendesh anëtare, organe të industrisë dhe kompani që shprehin kundërshtimin dhe shqetësimet e tyre. Ishte vetë Kancelari gjerman Olaf Scholz që para pak ditësh paralajmëroi se kohët e fundit “izolimi dhe barrierat e paligjshme doganore…në fund të fundit thjesht e bëjnë gjithçka më të shtrenjtë dhe të gjithë më të varfër”.

Menjëherë pas këtij vendimi, prodhuesit gjermanë të automjeteve, përfshirë gjigandët VolksWagen, Mercedes-Benz Group, etj, shprehën shqetësimet e tyre. “Efektet negative të këtij vendimi tejkalojnë çdo përfitim të mundshëm për Evropën, veçanërisht industria gjermane e automobilave”, – tha përfaqësuesi i VolksWagen në një deklaratë dërguar Global Times.

Sipas përfaqësuesit të Shoqatës Kineze të Makinave për Pasagjerë, “tarifat e vendosura për automjetet kineze mund të shtojnë kostot për prodhuesit kinezë, por në asnjë mënyrë nuk do të mund të ndryshojnë peisazhin konkurrues midis kompanive kineze dhe atyre të BE-së”, sepse kjo konkurrueshmëri që kanë industritë kineze, përfshirë edhe industrinë e prodhimit të mjeteve elektrike, vjen nga inovacioni, konkurrenca, planifikimi dhe përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i teknologjive dhe proceseve.

Në vizitat e kohëve të fundit në Evropë, ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, ka vënë në dukje në mënyrë të përsëritur se: “proteksionizmi nuk është zgjidhje, por qorrsokak i rrezikshëm. Shqetësimet e palëve zgjidhen me anë të dialogut dhe komunikimit”.

Kina fillimisht mund të veprojë duke vendosur një tarifë për makinat e importuara me motorë më një fuqi më të madhe se sa një kufi, dhe kjo masë mund të shërbejë edhe si një mënyrë për të reduktuar emetimet e karbonit dhe padyshim që një veprim i tillë do të kishte një ndikim shumë të madh me efekt Boomerang për importet e makinave nga Bashkimi Evropian.

Por hapi i parë mbetet mbledhja e provave nga ana e industrisë përkatëse që duhet të paraqiten në formën e një kërkese te autoritetet evropiane për të nisur një hetim anti-dumping.

Nëse fillon kjo rokadë, atëhere një pjesë e mirë e industrive eksportuese evropiane duhet që të rishikojnë kostot dhe të përgatiten për reduktimin në një masë të madhe të fitimeve, duke pritur që t’ju vijë pas shpine boomerangu që e ideuan, ndërtuan dhe lëshuan udhëheqësit e tyre.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA