Hetimet e BE mbi produktet e teknologjisë së pastër të ndërmarrjeve kineze si shprehje e proteksionizmi

Në vitin 2023, Komisioni Europian njoftoi vendimin se do të fillonte një hetim mbi automjetet elektrike të prodhuara në Kinë me dyshimin se përfitojnë nga subvencionet shtetërore.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Në vitin 2023, Komisioni Europian njoftoi vendimin se do të fillonte një hetim mbi automjetet elektrike të prodhuara në Kinë me dyshimin se përfitojnë nga subvencionet shtetërore. Dhoma Kineze e Tregtisë në Bashkimin Europian shprehu në atë kohë “shqetësimin dhe kundërshtimin e saj të fortë” ndaj njoftimit , duke argumentuar se rritja e tregut të prodhuesve kinezë të makinave elektrike është për shkak të një “përparësie të konsiderueshme industriale” rezultat i “inovacionit” dhe “partneritetit bashkëpunues”, dhe jo për shkak të subvencioneve shtetërore. Ekspertët ndërkohë në analizat e tyre kanë treguar se arsyet më të dukshme pse çmimet e makinave elektrike janë më të ulëta në Kinë, janë rezultat i një sërë faktorësh si politikat nxitëse të qeverisë drejt inovacionit, konkurrenca lokale, kosto më të ulëta të prodhimit, si dhe preferenca e konsumatorëve perëndimorë që priren t’i japin përparësi luksit dhe nivelit të lartë teknologjik për automjetet e tyre. Megjithatë, një arsye me shumë ndikim, që shpesh injorohet, është pozicioni dominues në nivel global i Kinës që ka mbi lëndët e para për prodhimin e baterive të makinave elektrike.


Tipi i ri i makinës elektrike të VOLVO-s, AB EX30 takohet me publikun, Milano, Itali, 2023 (Foto:VCG)

Bateria kushton afërsisht 10-25% të kostos totale të automjetit. Kina zotëron minierat më të mëdha të litiumit dhe kobaltit, duke e bërë atë një furnizues të rëndësishëm të lëndëve të para të baterive. Në vitin 2018, 62% e prodhimit global të grafitit, i cili përdoret si anodë në një qelizë baterie është përqendruar në Kinë. Duke qenë se Kina kontrollon një pjesë të konsiderueshme të furnizimit global të këtyre materialeve, ajo i ka dhënë një avantazh konkurrues në industrinë e makinave elektrike. Me rritjen e kërkesës për makina elektrike, dominimi i Kinës në prodhimin e këtyre lëndëve të para e ka bërë më të lehtë dhe më të lirë për prodhuesit kinezë të automjeteve që të prodhojnë makina elektrike dhe të zgjerojnë pjesën e tyre të tregut. Për më tepër, në biznesin e prodhimit të baterive, kompanitë aziatike dominojnë sot në rreth 60-65% e sistemeve globale të prodhimit dhe montimit të baterive të makinave elektrike. Sot, Tesla është i vetmi prodhues në zinxhirin e vlerës së makinave elektrike që konkurron me gjigantët aziatikë.

Në vazhdën e këtyre qëndrimeve, Bashkimi Europian njoftoi javën e kaluar se do të nisë një hetim të ri për subvencione ndaj furnizuesve kinezë të turbinave me erë në disa vende të Bashkimit Europian. Ky vendim rrit proteksionizmin tregtar të Bashkimi Europian kundër industrive kineze të prodhimit të pajisjeve për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Ministria e Tregtisë e Kinës bëri publike vendimin e planifikuar të Bashkimit Europian për hetimin mbi subvencionin e pretenduar të prodhimit të turbinave kineze me erë. Ministria tha se hetimit të Bashkimit Europian i mungon transparenca, shtrembëron konceptin e subvencioneve dhe është një vendim në vazhdim, një sjellje proteksioniste që dëmton konkurrencën e ndershme. Ky veprim ka ngritur shqetësim nga zyrtarët kinezë, grupet e biznesit dhe ekspertët. Hetimi i shpallur do të jetë hetimi i katërt Brenda dy muajve, i kryer nga BE sipas rregullores së saj për subvencionet e huaja, me një qëllim të qartë për të targetuar kompanitë e energjisë së re të Kinës.


Një frabikë e prodhimit të baterive në provincën Hefei, Kinë Qendrore (Foto:VCG)


Fabrikë e Teslës, Brandenburg, Gjermani (Foto:VCG)

Ministria e Tregtisë gjithashtu ka reaguar ndaj një raporti të përditësuar nga Bashkimi Europian që shtrembëron politikat, mjedisin e tregut dhe sistemin ekonomik të Kinës. Raporti i BE-së mbulon industri të ndryshme në Kinë, duke përfshirë telekomunikacionin, gjysmëpërçuesit, hekurrudhat, energjinë e rinovueshme dhe makinat elektrike. Ky raport është në përputhje me hetimet e fundit të BE-së për makinat elektrike si dhe vendimin më të fundit për hetimin kundër subvencioneve në prodhimin e turbinave të erës. Lëvizjet proteksioniste të BE-së kanë ngritur shqetësime të forta në botën e biznesit dhe të analistëve. Maximilian Butek, drejtor ekzekutiv në Dhomën Gjermane të Tregtisë në Kinë (Shanghai), ka thënë se : “ne kundërshtojmë fuqimisht çdo rritje të tarifave për automjetet elektrike dhe presim me padurim të vazhdojmë prodhimin dhe të ruajmë praninë tonë në treg në Kinë”. Gjithshtu Butek vuri në dukje se makinat elektrike kineze përbëjnë vetëm rreth 1.5 përqind të tregut në Europë, që është shumë më pak se pjesa e tregut të NEV-ve gjermane në Kinë.

Analistët kinezë thanë se qëllimi i vërtetë i politikanëve dhe mediave perëndimore, që reklamojnë narrativën e “subvencioneve dhe mbikapacitetit’’ duket të jetë mbrojtja e industrive të tyre të energjisë së pastër. Cui Hongjian, profesor në Akademinë e Qeverisjes Rajonale dhe Globale në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit, ka nënvizuar se : “akuzat për subvencione dhe mbikapacitet në produktet e energjisë së re të Kinës, nga Europa kanë një ton të fortë proteksionist,”. Nocioni i “mbikapacitetit” duhet të përcaktohet nga të dhënat e tregut, në vend që të përdoret si justifikim për proteksionizmin tregtar. Konkurrueshmëria afatgjatë e Europës duhet të ndërtohet mbi inovacionin dhe përjashtimi i produkteve kineze nuk i sjell dobi askujt, ka përfunduar profesor Cui.


Teknikë installojnë panel fotovoltaik në një banesë, Saint Denis, Francë, 2023 (Foto:VCG)

Kompanitë e reja kineze të energjisë, duke përfshirë ato në sektorin e energjisë së erës, janë zhvilluar me shpejtësi për të fituar avantazhe konkurruese dhe kanë siguruar një pozitë udhëheqëse në nivel global përmes inovacionit të vazhdueshëm teknologjik, një sistemi të qëndrueshëm të prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit, si dhe konkurrencës së plotë të tregut. “Kjo nuk mund të arrihet me subvencione”. Helga Zepp-La Rouche, themeluese e institutit politik dhe ekonomik me bazë në Gjermani, Instituti Schiller, ka theksuar se “meqenëse Kina i ka dhënë përparësi inovacionit si motori i përtëritjes së ekonomisë, ajo ka një avantazh konkurrues. Është një fakt për të ardhur keq që Europa ka humbur rrugën e saj”. Qëndrimi i Kinës ndaj këtij hetimi është fakti se Bashkimi Europian nuk mund të pretendojë se kujdeset për politikat e ndryshimit të klimës, ndërkohë që promovon proteksionizmin duke kufizuar tregtinë dhe investimet e huaja të gjelbra. Kjo qasje e standardeve të dyfishta do të pengojë tranzicionin e gjelbër global, do të prishë bashkëpunimin e investimeve Kinë-BE dhe do të dëmtojë besimin reciprok ekonomik dhe tregtar. Profesor Cui, ka theksuar se : “arritja e një tranzicioni energjetik për të adresuar ndryshimet klimatike është gjithashtu një objektiv i Europës dhe zbatimi i proteksionizmit tregtar në industri të caktuara do të minonte imazhin e tregut të hapur dhe të lirë të Europës”.

Kina shpreson që Europa të braktisë praktikat proteksioniste dhe të kthehet në rrugën e bashkëpunimit të favorshëm, duke siguruar një mjedis konkurrues të qëndrueshëm, të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm për bashkëpunimin e gjelbër. Ekziston një kërkesë e madhe potenciale për produkte me energji të re në tregun global. Sipas një vlerësimi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kërkesa globale për makinat elektrike do të arrijë në 45 milionë në vitin 2030, ose 4.5 herë më shumë se shifra e vitit 2022. Ndërsa kërkesa globale për kapacitete të reja të energjisë fotovoltaike do të arrijë në 820 gigavat, rreth katër herë më shumë se ajo e vitit 2022.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.