Nata e qiparisit

Pashë qiparisin tek mbështillej me natë pikluar nga një bojë e ndezur xixëllonjash


Nga Marash Mirashi

NATA E QIPARISIT

Pashë hijen e qiparisit
mbi çati
dhe ndieva lojën e tjegullave
ndanë oxhakut
që nxirrte një tym të kuq
si perëndim.

Qiparisi i braktisur nga hija
mbeti vetëm,
me tymin që ngjitej në qiell
duke pikturuar në ajër
fatin prej elipsi të pemës
që nuk ka shkuar kurrë në qytet
në botën urbane, plot vese
që do t’ia plasnin shpirtin
vetë rrapeve të moçëm
që kanë zbritur në lumë
për të pirë ujë.

Pashë qiparisin
tek mbështillej me natë
pikluar nga një bojë e ndezur xixëllonjash
që kullotin
parfumin e barit
ku qyqja do të nisë pas pak
orkestralen madhështore
të vetmisë.

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në…