Reforma zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj zhvilluan sot një takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR.


Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj zhvilluan sot një takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjiknuri u shpreh se në takim informuan drejtuesit e ODIHR-it për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

“U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa Alibeaj nënvizoi se, “me kërkesë të tyre patëm një takim në cilësinë e bashkëkryetarëve të komisionit të reformës zgjedhore me Drejtorin e Përgjithshëm të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Matteo Mecacci, drejtuesen e Departamentit të Zgjedhjeve të ODIHR, Meghan Fitzgerald dhe këshilltarin Jacopo Leone”.

“I informova për qëndrimet e PD mbi adresimin e rekomandimeve të ODHIR për, ndalimin e shitblerjes së votës, ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore nga qeveria në zgjedhje, për rregullimin e financimit të fushatave zgjedhore si dhe me domosdoshmërinë e adresimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke i shpjeguar se qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votimin dhe numërimin elektronik në gjithë Shqipërinë dhe votën e plotë dhe efektive të diasporës”, theksoi Alibeaj.

“I shpreha se PD ka qenë e mbetet e gatshme prej muajsh, për miratimin e reformës zgjedhore si interes më i lartë i shqiptarëve dhe i falënderova për ofrimin e asistencës së ODHIR me ekspertizën e tyre për këtë reformë”, nënvizoi Alibeaj.

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…