Çelet ekspozita “Ukraina: Një krim lufte“

Kryeministri Edi Rama: Në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë


50 imazhe fotografike nga fronti i luftës, që përçojnë dramën dhe përpjekjet e popullit të Ukrainës për të mbrojtur atdheun e tyre dhe demokracinë u ekspozuan sot në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e çeljes së kësaj ekspozite në Tiranë, Kryeministri Edi Rama vuri në dukje se kjo ekspozitë vjen në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë.

“Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë ambasadorin e Ukrainës i cili është këtu bashkë me ne dhe patjetër dua të falënderoj ata që e morën përsipër këtë iniciativë dhe arritën që në një moment si ky t’i japin jetë”, u shpreh Rama në fillim të fjalës së tij.

Kryeministri vlerësoi faktin se ekspozita vjen në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë, një vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër është edhe një vizitë e cila do të kulmojë me një samit të vendeve të Europës Juglindore për Ukrainën.

“Në këtë samit do të jenë të ftuar një numër i konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Europës dhe ku presidenti Zelensky është bashkë me ne si bashkëorganizator së bashku me mua për këtë aktivitet, që në kontekstin e sotëm ka sipas meje një rëndësi të posaçme”, bëri të ditur kryeministri Rama.

Fjalët dhe përshkrimet për atë që ndodh në Ukrainë, për kryeministrin konsiderohen të tepërta sot, pasi ekspozita e përcjell përmes emocioneve të fotografive që ngjanë si foto filmash.

“Por në fakt janë foto të çdo ore dhe dite e nate të popullit ukrainas nën furinë e agresionit rus, një agresion tërësisht i padrejtë, i pajustifikuar dhe i pajustifikueshëm. Siç dihet botërisht Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku të ardhmen ku çdo vend popull, çdo individ ka të drejtën e lirisë, të drejtën e të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit dhe të Kushtetutës demokratike”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekja për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën dhe është një përplasje mes dy botësh, dy mënyrash krejtësisht të ndryshme për ta parë botën.

“Shpreh edhe sot solidaritetin tonë të patundshëm për Ukrainën dhe popullin ukrainas. Këto imazhe vijnë nga një front ku luftohet, humbasin jetë njerëzish e shkatërrohen pasuri të patundshme të ngritura me mundim e ku jetohet ditë-natë nën represionin e sirenave që paralajmërojnë bombardimin e radhës”, u shpreh ai.

Libri “Ukraina, një krim lufte” është dokumentimi historik i vitit të parë të luftës ruso-ukrainase. me histori reale të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të mizorive. Libri në vetvete përfshin mbi 360 fotografi dhe 30 dëshmi nga 93 fotoreporterë prej 29 vendesh të ndryshme nga e gjithë bota. Imazhet dhe reportazhet sjellin për shikuesin momentet e konfliktit, katastrofën humanitare dhe hetimet e krimeve të luftës.

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja: 55 aktivitet të planifikuara

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se programi i plotë i Javës së Evropës 2026…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja: 55 aktivitet të planifikuara

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se programi i plotë i Javës së Evropës 2026…