Pse kryeministri i Kinës, Li Qiang, kërkoi në Davos mirëbesim për zhvillimin e ekonomisë globale?!

Në Davos u zhvillua Forumi Ekonomik Global. Aty morën pjesë përfaqësues dhe personalitete të shumta nga të gjitha kontinentet.


Nga Enver Bytyçi

Në Davos u zhvillua Forumi Ekonomik Global. Aty morën pjesë përfaqësues dhe personalitete të shumta nga të gjitha kontinentet. Ishin gjithsej 1500 pjesëmarrës. Thelbi i debatit, diskutimit dhe shkëmbimit të eksperiencave ishin çështjet e sigurisë globale, si dhe ato të bashkëpunimit dhe kooperimit në marrëdhëniet ekonomike, tregtare, në investime, për rritjen e punësimit dhe të mirëqenies së njerëzimit. Sigurisht që siguria është dhe mbetet nyja themelore e stabilitetit dhe rritjes ekonomike dhe parandalimit të krizave financiare.

Pikërisht në këto sfida u përqendruan diskutimet dhe debatet midis të pranishmëve. Ndër ta spikati kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Li Qiang, i cili vuri në dukje disa teza të rëndësishme për rendin, rregullin dhe masat globale për rritjen e ekonomisë dhe mirëqenies. Thelbi i diskutimit të kreut kinez të ekzekutivit ishte krijimi i mirëbesimit ndërmjet shteteve, rajoneve dhe vendeve të ndryshme në botë. Kjo fjalë magjike e sistemit politik dhe shoqërisë njerëzore pak përdoret në fjalorin e konferencave dhe forumeve të ndryshme ndërkombëtare. Davosi dhe Konferenca e Sigurisë së Mynihut në Gjermani janë dy organizmat më të rëndësishme botërore, ku debati dhe diskutimi zhvillohen në disa plane, si atë gjeopolitik e gjeostrategjilk, edhe për çeshtje të veçanta si konfliktet dhe mënyra e zgjidhjes së tyre, ekonomia, kruzat, financat etj.


Kryeministri kinez Li Qiang mban fjalim në Forumin Ekonomik Botëror(Foto:Xinhua)

Në Davos u diskutua për sfidat e zhvillimit ekonomik. Këtë vit ishte forumi i 65-të i tij. Por ekonomia, kultura, siguria, paqja, stabiliteti, mirëqenia kanë nevojë për mirëbesim. Kryeministri Li u ndal kështu te kolona kryesore e e suksesit global, pikërisht te kjo nyje e strategjisë së bashkëpunimit ndërkombëtar. Që Republika Popullore e Kinës në forume të tilla kërkon gjithnjë e më shumë mirëbesim, kjo dëshmon faktin se ajo është e gatshme për bashkëpunim. Kush dëshmon gatishmëri për bashkëpunim nëpërmjet një procesi diskutimi dhe mirëkuptimi, ai i ndihmon paqes dhe stabilitetit në botë.

Mungesa e besimit e çon botën në konflikte të njëpasnjëshme. Ukraina është shembulli më i mprehtë, por edhe konflikti midis Izraelit e palestinezëve janë pasojë e mungesës së mirëbesimit midis tyre. Mosbesimi i ka yënë vendin mirëbesimit. Shkaqet gjenden te arroganca. Që do të thotë se vetëm dialogu dhe bashkëpunimi mund të rikthejnë edhe besimin. Pikërisht se duhet një qasje e tillë, Pekini gjithnjë rekomandon maturi dhe urtësi në zgjidhjen e konflikteve. Nëse konfliktet zgjidhen kësisoj, atëherë edhe besimi midis palëve, qofshin këto kundërshtare, rritet.


Foto: VCG

Duke u ndalur në këtë moment të rëndësishëm kryeministri kinez, Li Qiang, bëri gjithashtu rekomandime të dobishme për rritjen e sigurisë, zhvillimin e ekonomisë e të tregtisë si dhe garantimin e paqes në botë. Ndër këto rekomandime ishin pesë pikat e rritjes së mirëbesimit, si forcimi i bashkëpunimit dhe nxitja e rritjes ekonomike globale, forcimi i politikave makroekonomike, ruajtja dhe zhvillimi i sistemit tregtar shumëpalësh dhe krijimi i një sinergjie më të shtuar për rritjen ekonomike botërore. Në këto rekomandime bota sheh se Kina si Fuqi e Madhe Globale po merr përgjegjësi për fatet e njerëzimit. Ajo nuk është indiferente, por është e angazhuar fort që me tone pajtuese e mirëbesimi t’u përgjigjet sfidave të shekullit të XXI.

Po a mundet të flasë dhe predikojë besimin një vend apo një Fuqi e Madhe si Kina pa u angazhuar në këtë mision?! Sigurisht që jo. Asnjë vend në botë nuk mund të bëhet i besueshëm vetëm me predikime. Dëshmia praktike, sjellja korrekte, angazhimi i përbashkët, kujdesi për vlerat e përbashkëta dhe respekti ndaj tjetrit janë kushte të domosdoshme për mirëbesim dhe mirëkuptim. Duket qartë se Republika Popullore e Kinës i përmbahet më mirë se vendet e tjera këtyre principeve. Shembulli që ajo dha në rastin e sulmeve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës, apo në konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve, si palë asnjanëse dhe me ndikim për të rikthyer paqen, dëshmon pikërisht respektimin e parimit të mirëbesimit dhe mirëkuptimit në dialog dhe në procese për arritjen e paqes së qëndrueshme. Këtë e provoi edhe kryeministri Li në takime të shumta, veçmas me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


Foto: VCG

Gjuha me të cilën foli në Davos kryeministri Li tregon se ai e njeh faktin që ekonomia është pasoja, ndërsa shkaku i rritjes ose recesionit të saj është politika konfliktuale ose politika e mirëbesimit. Ndaj ai bën një lloj simetrie në kuptimin se ekonomia kërkon urtësi politike, e cila përbën edhe premisën kryesorë të krijimit të besimit midis palëve në konflikt, ose në marrëdhëniet midis shteteve apo bashkësive shtetërore. Bota është kjo që kemi, e ndarë në kontinente, rajone, shtete, madje me diferenca në konceptime, në zhvillimin e tyre e kështu me radhë. Një konsensus për të shkuar përpara dhe për ta bërë njerëzimin më të suksesshëm është i domosdoshëm. Por konsensusi nuk arrihet me intriga dhe artifica, as me presione dhe diversion, të cilat shkelin të drejtën e një pale në favor të një pale tjetër. Drejtësia është mjeti që krijon mirëbesimin!

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…