Hasani në OKB: Fuqizim i të rinjve për të nesërme më të ndritshme!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kryesoi takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kryesoi takimin e Këshillit të Sigurimit, ku theksoi rëndësinë e fuqizimit të të rinjve në jetën politike dhe jo vetëm.

Hasani u shpreh se të rinjtë janë ata që preken të parët nga konfliktet, teksa nënvizoi se fuqizimi i të rinjve mbetet thelbësor për arritjen e pajtimit dhe ndërtimin e paqes në rajon.

“E vetmja mënyrë për të bërë përpara, t’u sigurojmë të rinjve hapësirën për veprim të përbashkët. Askush nuk është më i interesuar në projektimin e së ardhmes sesa rinia. Të rinjtë mund të kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike në rajon. Rinia shqiptare përfaqëson 30% e popullsisë, por 100% të ardhmen. Fuqizimi i rinisë, investimi më i mirë për një të nesërme më të ndritshme”, tha ai.

Takimi i bashkëorganizuar me Gjermaninë e Francën në kuadër të KS me temë “Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme” ishte një mundësi e mirë për të pranishmit për të diskutuar format dhe mënyrat e fuqizimit të të rinjve.

?Nju Jork, mbi fuqizimin e të rinjve mbi trajtimin e paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme. ????

?Nju Jork, në takimin “Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme”. ????

Posted by Igli Hasani on Thursday, December 14, 2023

Shqipëria mbyll më 31 dhjetor mandatin e saj dyvjeçar si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe takimi i sotëm erdhi në kuadër të Dhjetorit, muajit të rinisë.

Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare vendi ynë me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë.

Ky mandat në Këshill ofroi mundësinë për të forcuar marrëdhëniet tona me partnerët dhe aleatët tanë strategjikë, por në të njëjtën kohë edhe për të zhvilluar pozicione në lidhje me çështjet dhe situatat në mbarë botën.

Rama: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se shumë kauza publike rrezikojnë…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se shumë kauza publike rrezikojnë…