“Plein Air”, ekspozita e bukurive shqiptare!

12 piktorë. 48 peizazhe. Edicioni 9-të i “Plain Air” është e hapur nga 7-14 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar.


Nga Dash Frashëri

12 piktorë. 48 peizazhe.

Kjo është ajo që të ofron ekspozita “Plein Air” në edicionin e saj të 9-të, e hapur të enjten e 7 dhjetorit, në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.

Një koleksion i bukur me vepra të përzgjedhura nga krijimtaria e këtij viti e artistëve: Agim Kadillari, Agim Dervishi, Anastas Kostandini, Agron Polovina, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Pashk Pervathi, Nikolin Ivanaj, Rikarda Nova, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Xheneta Kadillari dhe Zaim Elezi.

“Janë 12 artistë, 12 shpirtra krijues të plenerit”, i quajti kuratori i njohur Ph.D. Oltsen Gripshi.

“Plein air” është ekspozita e bukurive natyrore shqiptare, tha piktorja Xheneta Kadillari, në fjalën e saj të hapjes.

Një udhëtimi artistik në të gjithë Shqipërinë. E përjetimeve të drejtpërdrejta të autorëve me peizazhin magjik që ata kanë përzgjedhur, për ta piktuar dhe përcjellë publikut.

Artistët pjesëmarrës prezantohen secili me nga katër punime në pikturë, me një niveli të lartë interpretimi figurativ.

Me kompozime të bukura, penelata dinamike dhe ekspresive, kolorit harmonik. Me gjithka që e bën një profesionist, të krijojë arti e tij të bukur.

Piktura që mishërojnë emocione, ngjyra, e dinamikë qetësuese.

Nga viti në vit ekspozitat e “Plein Air” kanë ardhur duke formuar kualitete më të larta artistike. Në këtë mënyrë sjellin dhe risi, sepse çdo nivel i mirë është një e re pozitive për jetën artistike dhe kulturore të vendit tonë.

“Mjeshtri i Madh”, Pashk Përvathi, vjen me katër peizazhe shumë të bukura. Piktori i mirënjohur tashmë e ka konsoliduar stilin e tij.

Edhe Sefedin Stafa me koloritin e tij është lehtësisht i dallueshëm dhe vjen me katër vepra të bukura, njëra prej tyre edhe nga Lumi i Vjosës, në Përmet, lumin që ia njoh çdo pikë dhe ku kam bërë not për herë të parë, pasi është qyteti im i lindjes.

Anastas Konstandini, Tasoja i famshëm, vjen për herë të parë në grupimin “Plein Air”, me katër punë të bukura.

Zaim Elezi, një mik i hershëm dhe shumë pozitiv, vjen me peizazhet e tij më të freskëta, me dashurinë për blunë e detit.

Piktori i njohur beratas, Agron Polovina ofron për artdashësit katër punët e tij.

Bashkëshortët Kadillari, Agimi dhe Xheneta, dallohen qartësisht nga njëri-tjetri, kur bëhet fjalë për paletën e peizazhit. Secili me veçantitë e tij.

Rikarda Nova vjen e ngrohtë me punët e saj, ku dallohet një Berat i përflakur me një të kuqe të bukur.

Agim Dervishi ka kolorit shumë të veçantë.

Sadik Kasa të mahnit me liqenin e tij në Belsh.

Buron Kaceli është një veteran i peizazhit.

***

Artdashësit e ditës së parë janë të shumtë!

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…