Banka Kombëtare, monedhë përkujtimore në përvjetorin e lindjes së Jeronim De Radës

Banka e Shqipërisë përmes monedhës përkujtimore 50-lekëshe pa kurs ligjor, emetim i vitit 2003 përkujton një nga poliedrikët e kulturës shqiptare, në përvjetorin e lindjes, Jeronim De Radën.


Banka e Shqipërisë përmes monedhës përkujtimore 50-lekëshe pa kurs ligjor, emetim i vitit 2003 përkujton një nga poliedrikët e kulturës shqiptare, në përvjetorin e lindjes, Jeronim De Radën.

Jeronim De Rada (Girolamo de Rada), poet, gjuhëtar, gazetar, studiues, veprimtar i palodhur, rilindësi i madh, i njohur jo vetëm si shkrimtari më i madh arbëresh, ndër të tjera përfaqëson një prej personaliteteve më të spikatura të lëvizjes nacionaliste shqiptare të shek. XIX në Itali.

Jeronim de Rada ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo–arbëresh, themelues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit Arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare. Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë.

Më 1836, nxori botimin e parë të poemës së tij më të njohur në shqip “Këngët e Milosaos”, me titullin “Poezi shqiptare të shekullit XV”.

De Rada mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit XIX. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore dhe krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator, jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në Shqipëri që ende vuante nën zgjedhën osmane.

Lexo më shumë nga

Shqipëria turistike, Rama ndan foto nga Lungomare

Qyteti bregdetar i Vlorës ka pësuar ndryshime rrënjësore vitet e fundit, pas zbatimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shqipëria turistike, Rama ndan foto nga Lungomare

Qyteti bregdetar i Vlorës ka pësuar ndryshime rrënjësore vitet e fundit, pas zbatimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.