Organizohet për herë të parë në pistën e re të atletikës “Tirana Youth Run”

Në kryeqytet u organizua sot “Tirana Youth Run”, gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç.


Në kryeqytet u organizua sot “Tirana Youth Run”, gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç.

Në këtë aktivitet, i mbajtur në pistën e re të Atletikës te Liqeni Artificial, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë territori i vendit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, morën pjesë në nisjen e kësaj gare, u shpreh se talentet e atletikës më në fund kanë një pistë të denjë për të zhvilluar stërvitjet, por edhe kompeticione të tilla.

“Kampionia jonë e Europës, Luiza Gega, nuk ka pasur një pistë të tillë, madje i duhej të shkonte në Elbasan, disa herë në Kenia, në Bullgari, disa herë është stërvitur jashtë, ashtu si Izmiri, sepse nuk i kemi pasur këto mundësi. Kjo do të thotë se mund të bëhesh kampion, mund të jesh i shpejtë, apo e shpejtë, mund të jesh më i miri apo më e mira, pavarësisht kushteve, ama kur i kemi edhe kushtet, është pak më e lehtë. Unë besoj se nuk ka nevojë të bëjmë ato sakrifica që Luiza, Izmiri, Taulanti e shumë të tjerë i kanë bërë, duke shkuar kilometra të tërë. Sot i kemi mundësitë, që ashtu siç kemi nisur në Tiranë, ndoshta edhe me bashkitë e tjera, mund të vijojmë me pista të tilla,” tha Veliaj.

“Jemi në pistën olimpike të atletikës, e cila është vetëm për sportin e atletikës. Para 3 vitesh kjo hapësirë ishte një moçal. Sot jemi në një impiant supermodern. Falënderoj kryetarin e bashkisë. Ca gjëra duken sikur janë të pamundura dhe kur kam shkuar te zyra e tij m’u duk vërtet sikur po diskutojmë diçka që do të ishte e vështirë, por e bëri kaq të thjeshtë. Kjo është vërtet për t’u gëzuar. Dhe atletika sot ka shtëpinë e vet këtu në Tiranë,” u shpreh trajneri Taulant Stërmasi.

Veliaj theksoi sidomos faktin se nga këto investime po nxiten edhe shumë prindër të regjistrojnë fëmijët në sport, e jo vetëm në futboll.

“Ne sapo u kthyem nga Ohajo. Sigurisht, në Amerikë ka shumë më shumë impiante dhe shumë më shumë komplekse e Akademi, por të gjithë thonë se atletët shqiptarë i kanë të gjitha parametrat optimalë. Ne nuk jemi gjenetikisht inferiorë ndaj askujt tjetër. Të gjithë betejën e kemi tek mendja jonë, zemra jonë, dhe nëse fitojmë betejën me mentalitetin, do e kthejmë të gjithë këtë energji sportive në një mundësi, si këta prindërit e mrekullueshëm këtu, që i kanë regjistruar fëmijët në shoqatat sportive. Në këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit janë pesëfishuar regjistrimet në klasat sportive dhe jo vetëm në futboll, që ka qenë le të themi sporti klasik, por sidomos në atletikë dhe në shumë sporte të tjera,” tha më tej Veliaj.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se aktualisht më shumë se 4 mijë nxënës janë të angazhuar në disiplinat sportive.

“Ne duam që sporti të futet kudo nëpër shkolla dhe jam e kënaqur që atletika është një prej disiplinave që jeni duke e zhvilluar. Nga Shkodra deri në Sarandë, ne kemi përhapur të gjitha disiplinat sportive dhe shikojmë se sa shumë të rinj janë të angazhuar. Kam parë se sa shumë palestra sportive të reja janë ndërtuar nëpër shkolla,” tha Manastirliu.

Në fund të aktivitetit u shpallën kampionët për çdo disiplinë dhe ekipet fituese.

Tatimet me aplikacion të ri, qytetarët mund të denoncojnë në mënyrë anonime evazionin fiskal

Administrata Tatimore prezantoi aplikacionin e ri për denoncimin e shkeljeve tatimore dhe evazionit fiskal, një instrument që synon të lehtësojë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet me aplikacion të ri, qytetarët mund të denoncojnë në mënyrë anonime evazionin fiskal

Administrata Tatimore prezantoi aplikacionin e ri për denoncimin e shkeljeve tatimore dhe evazionit fiskal, një instrument që synon të lehtësojë…