Biden: Bota duhet t’i bëjë ballë agresionit të zhveshur të Rusisë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u bëri thirrje liderëve botërorë që të ngrihen kundër Rusisë dhe të mbështesin sovranitetin e Ukrainës,

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u bëri thirrje liderëve botërorë që të ngrihen kundër Rusisë dhe të mbështesin sovranitetin e Ukrainës, në një fjalim të fuqishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja”, tha ai në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku merrte pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Por unë ju pyes këtë: nëse ne braktisim parimet thelbësore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar në këtë organ të ndihet i sigurt se është i mbrojtur? Nëse lejojmë që Ukraina të ndahet, a është pavarësia e ndonjë kombi e sigurt?”

Biden tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrihet kundër këtij agresioni të zhveshur sot për të penguar agresorët e tjerë të mundshëm nesër.

Ky është samiti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të liderëve botërorë që zhvillohet që nga pushtimi i përgjithshëm i Rusisë ndaj fqinjit të saj në shkurt 2022.

Nga e marta e në vazhdim, më shumë se 140 kryeministra dhe krerë shtetesh do të mbajnë fjalime në Debatin e Përgjithshëm.

Zelensky, i cili po merr pjesë personalisht në ngjarjen në Nju Jork për herë të parë që nga shpërthimi i luftës, ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen më të madhe, dhe të marrë pjesë në një seri takimesh.

Lexo më shumë nga

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë nga 13 mijë deri në…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë nga 13 mijë deri në…