Kjosh veç ikanake, ikje!

Gazetari dhe poeti i njohur, Albert Vataj, është dhe botuesi i portalit me theks kulturor Albertvataj.com


Nga Albert Vataj

Kjosh veç ikanake, ikje!

Erdhët ikje turravrap, ngjizun me natë e piskamë,
M’gjetët ngarkue më qiej plot shira e pikllim,
I’u epa vetmimit qi n’mu gërmush idhnim e pezëm,
Brita e kurrkush s’vuni vesh, kjava e s’ju dridh buza kurrkujt.
Behët ikje, tue më mbush plot, me mungimin tand, and.
Zemërthymje la përmbas, molisje po, e ligshtim.
Kjo vjesht qi erdh mbushun me harrim, me ikje iku,
N’syt e mallit, hanat si amfora m’thyhen ndër dëshirime,
N’krahnor mbetun m’kanë t’hojm, prehjet e tuja t’dritshme,
Thellë n’dorzimin tem hekakeq, t’kjashëm,
Zanin tand ndigjoj, qi n’oshëtima fiket, jehonave shkrep.

Me gjurm ikjesh janë shtrue, t’tana pritjet, fillim e mbarim,
Udhët m’tretin larg, e di, s’po due, por tuj drasht muj me dasht,
Ikni ikjet e mia, tej, tekatje ku pritjet ngujohen natave qi kujin,
Kohja m’çon te gjanat e mrume me shpirtje e plagë,
E m’bjen, ku prehnat e pragjet, shemben si varre t’harruem,
Kanden aradhjeve, qi rendin turrshëm, kah shtegtojnë stuhit.

Me hi harrimi e lot idhnimi, përçudnimin tand, mbruej, ikje,
Shko, “t’shitoft zana”, jehoj gjamshëm e thrras me britmë trazimtare.
Hup, sikterr, mjegullave t’gjakosuna ku marrin zjarr perëndimet,
Atje ku drurët i përdredhon dhimbja dhe epshi i spatave.
Tret tekktu ku nepen tana andrradhat e mrekullimet abdikojnë,
N’frym t’idhnimit plast krahnori jot, pa ja mejun t’knoft qyqja.

Ikje mizore, erdhët e morën n’mue ç’ka dashtët, e shkuet n’asgja ku mujtt,
Lamtumira juej, si nji han e shterrun, u nder n’trishtimin tem,
Nji vetmi e dimërt më bluen kaher e mot, si mohi ashtin e kujtesës,
Thymje la zemra, qi kaluem çoi lamtumirat mbi krahë ernash.
E mbrrini ku shelgjet vajtojnë vetueshëm liqenet qi thahen n’sy t’pikllimt.
Ban neje n’krep t’nji vale tue msy brigjet, pafundsia tue t’përpi me anijet e mbytuna,
Ikje mbete ti kjosh mallkue, shenjtnisht, tue predikue vedin si ligjsi.

Ika ikjeve tue dasht me lyp nji neje n’ji pritje ku t’prehem,
Prej nji jete tue lyp jam, gjithkah veç ikjesh ngjizun janë ardhjet krejt,
Kurrkush nuk pret, s’po i druhet kush vetmimit, as vet vetmia e ikanakut,
Ikja m’gjeti t’braktisun, e harrim la përmbas tue ik,
Shkosh ku kurrkush ken s’pret, ikje, ku fikun janë syt e nanave e shembun pragjet,
Ku toka shket nan kamt e përmbytjeve e hup kah harrimi asht qyque,

Kjosh veç ikanake ikje.

Ikje, ik, se qe besa, shpirtin tand kurrnji pritje se pret, dije,
Veni vesh fjalve t’mija, ti zemër që shkon pa lamtumirë,
Kamt dhé s’kan me t’xan m’sa bora i pshton dejës e diellit terri,
Shko e hup, unë njiktu jam, nji jet tue prit, n’se dikush vjen,
Ardht bekue e pruft me vedi zemrën qi din me dasht,
Njasaj i kjosha fal, e blatue njiktij shpërblimi t’hyjt qi vjen me ty,
Më ty qi don me nejt me mue, pa u drasht e pendue.

Shqipëri–Itali, marrëveshje bashkëpunimi mes bibliotekave kombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera: Bashkëpunimi mes dy institucioneve nisi në vitin 2024, me një ekspozitë kushtuar…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri–Itali, marrëveshje bashkëpunimi mes bibliotekave kombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera: Bashkëpunimi mes dy institucioneve nisi në vitin 2024, me një ekspozitë kushtuar…