Santos: Të vijojnë reformat në fushën ekonomike!

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, mori pjesë në takimin e 16-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.


Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, mori pjesë sot në takimin e 16-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Në fjalën e saj Santo tha se, “janë bërë shumë reforma në kohë të vështirë, pas tërmetit, gjatë COVID-it, gjatë kësaj periudhe së luftës, por ne kemi qenë bashkë dhe në fund të gjithë këtyre dhe janë realizuar mjaft reforma”.

“Është koha që t’i përshpejtojmë disi këto reforma. Sigurisht reforma e sistemit gjyqësor ishte e rëndësishme, por tani duhet që të përballojmë punën e prapambetur dhe të ecim përpara”, tha ajo.

Sigurisht, shtoi Santos, “ka disa reforma reforma që janë të lidhura me sektorët ekonomikë, të cilat kanë qenë të rëndësishme, por duhet të bëjmë më shumë. Duhet që regjistri i pronave, pasurive të mbarojë”.

“Duhet të kalojmë disa gjëra që kemi trashëguar nga historia dhe t’i tejkalojmë ato të këqija të themi. Duhet të jemi më konkurrues, duke hedhur sytë përqark në rajon dhe duke parë grupin e vendeve të cilit ne duam t’i bashkëngjitkemi, duhet të krijojmë kushte për të qenë konkurrues”, theksoi Santos.

“Duhet gjithashtu të bëjmë diçka që për mua është gjëja më shqetësuese kur shikoj procesin e anëtarësimit. Ajo është pasja e një pikëpamje strategjike për vendin për dekadat që do të vijnë. Unë e kuptoj realitetin e këtij vendi, sepse nuk është shumë i ndryshëm nga realiteti i vendit tim. Ndonjëherë e humbasim perspektivën strategjike, ndonjëherë mendojmë jemi mirë me ato që kemi arritur. Por duhet të duam më shumë, duhet të programojmë të ardhmen, duhet t’i dalim përpara të ardhmes, sepse nëse nuk e bëjmë këtë, rrezikohemi që të mos bëjmë diçka që është shumë e rëndësishme në politikë, sepse në fund të ditës në politikë gjithçka ka të bëjë me ëndrrat, siç tha dhe ambasadori dhe gjithçka ka të bëjë me shpresën”, tha Santos.

“Në këtë proces të qenit anëtar të BE-së është shumë e rëndësishme që t’i dalim përpara, t’i parashikojmë mundësitë që na jep kjo gjë dhe të jeni të përgatitur, sepse kur BE thotë mund të futeni në këtë program apo në atë program është mirë që ndërkohë ne të kemi në dorë atë që duam të bëjmë me atë program, me gjithçka me qëllim që të përfitojmë vërtetë realisht nga këto mundësi. Kjo ka qenë një sfidë e madhe për vendin tim dhe besoj që do të jetë edhe për ju”, u shpreh Santos.

Pra, shtoi ajo, “do t’ju rekomandoja, ecni më tej me reformat, shikoni sektorin e mjedisit, kalimin në aspektin dixhital, sektorët e rinj ekonomikë, brezat e rinj dhe pritshmëritë e tyre, përfshirja e pakicave. Sepse ndonjëherë është mirë që kemi ligje shumë të mira, por duhet që nga ana tjetër t’i zbatojmë ato sa më mirë. Duhet të shohim shtetin ligjor, demokracinë dhe reformën e ligjit zgjedhor, duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias. Shikoni lirinë e medias, shikoni interesat ekonomikë që shpesh sabotojnë lirinë e medias dhe shumë herë këto interesa ekonomikë janë të lidhur me interesat politikë. Kjo përbën një shqetësim të vërtetë. Shikoni ligjin për lirinë e medias, që nuk është ajo që unë doja të ishte në BE, por është një hap”.

“Është mirë që paraprakisht ta shikoni këtë dhe të vazhdoni reformat, punët, sepse 2030-a po vjen. Ne të gjithë ramë dakord për këtë afat kohor dhe tani duhet të plotësojmë të gjitha kushtet brenda këtij afati kohor. Nuk mund ta vonojmë më”, theksoi Santos. /ATSH

Tradita familjare e trashëguar me një fjalë

Një foto e bërë në mars të vitit 1999 dokumenton historinë e kësaj tradite familjare.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tradita familjare e trashëguar me një fjalë

Një foto e bërë në mars të vitit 1999 dokumenton historinë e kësaj tradite familjare.