Në një kohë që kërkon reflektim, NATO rrit tensionin në arenën ndërkombëtare

NATO, Aleanca e Atlantikut të Veriut, në vend që të qetësojë gjakrat, në një kohë kur kërkohet qetësi, siguri, reflektim, angazhim dhe përkushtim për paqen globale, rrit tensionet në arenën ndërkombëtare, duke përdorur një gjuhë jo të përshtatshme në komunikimin e saj zyrtar në lidhje me Kinën.


Nga Dr.Enriko Ceko

NATO, Aleanca e Atlantikut të Veriut, në vend që të qetësojë gjakrat, në një kohë kur kërkohet qetësi, siguri, reflektim, angazhim dhe përkushtim për paqen globale, rrit tensionet në arenën ndërkombëtare, duke përdorur një gjuhë jo të përshtatshme në komunikimin e saj zyrtar në lidhje me Kinën.

Përfaqësuesit e NATO-s, një aleancë ushtarake ndërqeveritare e 31 shteteve anëtare, 29 evropiane dhe 2 të Amerikës së Veriut, themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, me angazhimin për një sistem sigurie kolektive, u mblodhën në 11 – 12 Korrik 2023, në një Samit në Vilnius të Lituanisë, për të diskutuar pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës si dhe anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe Suedisë në NATO.

Në përfundim të takimit, NATO publikoi një Komunikatë sipas së cilës “partneriteti strategjik i thelluar midis Kinës dhe Rusisë, si dhe përpjekjet e tyre reciproke përforcuese për të nënvlerësuar rregullat e bazuara në rendin ndërkombëtar bie ndesh me vlerat dhe interesat” e saj.

Me anë të kësaj komunikate, NATO i bëri thirrje Kinës të luajë një “rol konstruktiv” si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të dënojë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por në fakt ka qenë Kina e cila që në shkurt 2023 ka publikuar një dokument shumë të qartë dhe konstruktiv ku shprehet qëndrimi i saj për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë, sipas së cilit Kina pozicionohet në (1) respektimin i sovranitetit të të gjitha vendeve, (2) braktisjen e mentalitetit të Luftës së Ftohtë, (3) ndërprerjen e armiqësive, (4) rifillimin e bisedimeve të paqes, (5) zgjidhjen e krizës humanitare, (6) mbrojtjen e civilëve dhe robërve të luftës, (7) mbajtjen e sigurt të centraleve bërthamore, (8) reduktimin e rreziqeve strategjike, (9) lehtësimin e eksporteve të grurit, (10) ndalimin e sanksioneve të njëanshme, (11) garantimin e qëndrueshmërisë së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, (12) promovimi i rindërtimit pas përfundimit të konfliktit, etj.

Kjo komunikatë e lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që marrin pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Vilnius, është kundërshtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë profesionalisht dhe korrektësisht nga ana e Kinës, që shprehu mospajtimin tërësor me këtë deklaratë, duke theksuar se:

Së pari, Kina nuk është aleate e Rusisë.

Së dyti, Kina nuk ka asnjë detyrim të veprojë jo vetëm me të njëjtin hap të Moskës, por edhe me hapat e dikujt tjetër.

Së treti, Kina, që ndjek vetëm hapat e përcaktuara nga ana e Partisë Komuniste të Kinës me objektiv përmirësimin e cilësisë së jetës së popullit kinez dhe harmoninë në rang global, thekson se duhet të respektohet sovraniteti i të gjitha vendeve.

Në përgjigje të komunikatës së Vilniusit në të cilën thuhet se “marrëdhëniet midis Pekinit dhe Moskës kërcënonjnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se “marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë bazohen në parimet e mos-angazhimit, moskonfrontimit dhe mos shënjestrimin e palëve të treta”.

Kina gjithashtu ka bërë të qartë se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe nuk kishte asnjë informacion për planin e Moskës përpara se ky konflikt të fillonte.

Ne fakt si samiti ashtu dhe deklarata e tij duket se janë mbajtur nën një kondicionim të paargumentueshëm për një organizatë të tillë si NATO. Samiti u mbajt në kontekstin e një pushtimi të vazhdueshëm rus të Ukrainës. Në fjalimin e tij në janar 2023 në Parlamentin Lituanez, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy e përshkroi samitin si fatal dhe Ukraina në atë kohë shprehu dëshirën për t’u ftuar zyrtarisht në NATO në samitin e Vilnius-it. Presidenti i SHBA Joe Biden tha në atë kohë se “Ukraina nuk është e gatshme të bashkohet me NATO-n”, ndërsa 24 shtete anëtare kishin deklaruar zyrtarisht mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Pak ditë përpara samitit, më 4 korrik 2023, ish-presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaitė, kritikoi liderët perëndimorë që nuk arritën të parandalonin agresionin rus dhe tha se refuzimi për të ftuar Ukrainën në NATO do të ishte një gabim. Pas aderimit të Finlandës në NATO, mes shumë vendeve anëtare të NATO-s kishte një pritje që Turqia dhe Hungaria të përfundonin procesin e ratifikimit dhe të lejonin pranimin e Suedisë përpara samitit. Megjithatë, për shkak të kundërshtimeve turke, ishte e paqartë nëse Turqia do ta mbështeste aplikimin e Suedisë deri në kohën e samitit. Nga ana tjetër, si asnjëherë më parë, në Samit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut, për të forcuar lidhjet e tyre me NATO-n, me justifikimin krejtësisht të pabazë gjasme “për shkak të tensioneve në rritje me Kinën dhe Rusinë”.

Ky skenar dhe komunikata e NATO-s, si një “da capo per al fine” e asaj që disa media perëndimore kanë nxituar të deklarojnë muaj më parë, në mungesë të plotë të profesionalizmit gazetaresk, solli si bumerang reagimin e një shumice mediash botërore që të publikonin reagimin e Kinës në lidhje me këtë çështje, duke i bërë një shërbim mjaft pozitiv projektit të propozuar nga Kina për sigurinë globale.

Kina, duke marrë parasysh gjendjen konfliktuale në botë dhe aspektet e sigurisë dhe garancisë në rang global, ka deklaruar në propozimin e saj për sigurinë globale se “bota jonë, kohët tona dhe historia jonë po ndryshojnë si kurrë më parë dhe komuniteti ndërkombëtar po përballet me rreziqe dhe sfida të shumta që rrallë janë parë më parë” dhe për këto arsye nevojiten (1) qëndrim i përkushtuar ndaj vizionit të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme, (2) qëndrim i përkushtuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve, (3) qëndrim i përkushtuar ndaj respektimit të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së, (4) qëndrim i përkushtuar për të marrë seriozisht shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve, (5) qëndrim i përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve midis vendeve përmes dialogut dhe konsultimit, dhe (6) qëndrim i përkushtuar për të ruajtur sigurinë si në fushat tradicionale ashtu edhe në ato jotradicionale.

Screenshot

Në fakt, ajo ç’ka audienca ndërkombëtare pret nga NATO nuk është publikimi i deklaratave jokonstruktive dhe diabolike, por një reflektim i thellë për të ardhmen e vetë organizatës dhe një riorientim i fokusit të saj në lidhje me marrëdhëniet transnacionale dhe partneritetet logjiko-strategjike, për të ofruar më shumë kontribute reale në lidhje me sigurinë në nivel global dhe për më shumë garanci për të sotmen dhe të ardhmen e përbashkët.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.