Mbytet peshkarexha në Greqi, raportohen 78 të vdekur

Mbytja e një peshkarexhe në Kalamata të Greqisë është kthyer në tragjedi


Mbytja e një peshkarexhe në Kalamata të Greqisë është kthyer në tragjedi pasi deri më tani raportohen 78 të vdekur në ujërat e detit Mesdhe.

Fillimisht u raportua për 17 të vdekur por numri është rritur vazhdimisht, ndërsa janë shpëtuar deri tani 104 emigrantë klandestinë.

Sipas rojës bregdetare greke, peshkarexha e nisur nga Libia me destinacion Italinë, u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij, Pilos.

Peshkarexha ishte në kërkim që prej të paktën tre ditësh nga Italia por edhe nga një shoqatë e emigrantëve.

Sinjali SOS u dërgua në numrin 112 dhe ishte pala italiane që njoftoi palën greke për avarinë e peshkarexhës. Meqë ishin ujëra ndërkombëtare, greket paralajmëruan anijet që kalonin në zonë të bëjnë kujdes dhe nisen në zonë një motovedetë si dhe helikopterë shpëtimi. Herët në mëngjes peshkarexha u mbyt.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të tjerëve ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në peshkarexhën e mbytur.

Në zonë po mbërrijnë edhe anije të tjera ndihmëse si dhe një fregatë e marinës greke.

Mësohet se fillimisht kapiteni i peshkarexhës kishte refuzuar të kërkonte ndihmë prej rojës bregdetare greke.

Të shpëtuarit do të dërgohen në portin e Kalamatës ku do t’ju ofrohet ndihma e parë, ndërsa autoritetet janë mobilizuar tashmë.

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…