Ekspozita Kinë-EQL dhe Panairi Ndërkombëtar i Produkteve të Konsumit – një urë shkëmbimi dhe bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore

Promovimi ekonomik dhe tregtar për të zgjeruar bashkëpunimin praktik do të jetë në fokusin e ekspozitës


Më 26 prill 2012, bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, u lançua si një platformë e bashkëpunimit ndërrajonal bazuar në dëshirën e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve për bashkëpunim dhe zhvillim. Që atëherë, bashkëpunimi me fokus përfitimin e ndërsjellë, është rritur nga dita në ditë dhe aktualisht mbulon një sërë fushash duke përfshirë ekonominë, tregtinë, kulturën, arsimin, bujqësinë, turizmin, shkencën dhe teknologjinë, shëndetësinë, etj. Ky bashkëpunim ka luajtur gjithashtu një rol konstruktiv në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.  Kina i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme këtij bashkëpunimi, duke synuar rizbulimin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ajo ka ndjekur një qasje të balancuar dhe gjithëpërfshirëse. për një kapitull të ri në bashkëpunimin e tyre, të mbështetur mbi disa parime të pranuara nga të gjitha palët si marrja e vendimeve përmes konsultimit, dhënia e përfitimeve për të gjithë partnerët, ndjekja e zhvillimit të përbashkët përmes hapjes dhe gjithëpërfshirjes.

Pamje nga Ekspozita Kinë-EQL (Foto: Xinhua)

Rezultatet e bashkëpunimit kanë synuar një përfitim në zgjerimin e tregtisë dhe rritjen e investimeve për të gjithë vendet partnere. Kina është bërë partneri më i madh tregtar i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore jashtë Bashkimit Evropian, si dhe burimi më i madh i investimeve të huaja direkte. Marrëdhëniet tregtare tregojnë një rritje të konsiderueshme të tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Gjatë dekadës së fundit vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe CEEC në periudhën 2012-2021 është rritur me 38%. Në vitin 2012 tregtia e Kinës me EQL-ja ishte 52.06 miliardë USD. Në vitin 2015, 2016 dhe 2017 vëllimi tregtar arriti respektivisht në 56.2 miliardë USD, 58.7 miliardë USD dhe 67.98 miliardë USD. Në vitin 2019 dhe në vitin 2020 tregtia arriti respektivisht në 95.45 miliardë USD dhe 103.45 miliardë USD. Në vitin 2021, tregtia arriti një rekord të ri prej 124.02 miliardë USD. .

Burimi : Ministria e Tregtisë dhe analiza e autorit

 

Marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë treguar një thellim të shpejtë dhe të thellë mbas vitit 2012. Investimet dhe ndërtimet e Kinës në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë marrë një rritje të shpejtë. Stoku i investimeve të huaja nga 12.6 miliardë USD në vitin 2012, është rritur në 50.7 miliardë USD në vitin 2022, ose një rritje mbi 4 herë.

Burimi: China Global Investment Tracker, 2022 dhe analiza e autorit

 

Formati Kinë dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore bazohet në interesa të ndërsjella, të cilat lidhen kryesisht me projekte infrastrukturore në fushën e transportit, energjisë, metaleve, teknologjisë, turizmit, ekonomisë digjitale, pasuri të paluajtshme. mallrave të konsumit, të prodhimit inteligjent, etj. Transporti dhe energjia zënë peshën kryesore të investimeve në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Stoku i investimeve në transport dhe energji për periudhën 2007-2022 janë respektivisht 49.1% dhe 21.1%. Investimet në metale janë rreth 5.0% dhe në teknologji janë 4.2%. Përfituesit më të mëdhenj të investimeve dhe ndërtimeve janë Serbia, Greqia, Hungaria dhe Bosnja Hercegovina. Investimet në Serbi arrijnë në 17.3 miliardë USD ose 34.1% të totalit, në Greqi në 10.2 miliardë USD ose në 20.2% të totalit, në Hungari në 8.9 miliardë USD ose 17.6% të totalit, dhe në Bosnje në 6.0 miliardë USD ose 6.0% të totalit.

Stoku i investimeve të Kinës me vendet EQL sipas sektorëve 2005-2022 në milion USD Burimi: China Global Investment Tracker, 2022, dhe analiza e autorit

 

Ekspozita Kinë – EQL është një urë shkëmbimi që lidh tregjet ndërmjet vendeve. Me synimin për të nxitur tregtinë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. panairi ndërkombëtar i mallrave të konsumit është mbajtur katër herë radhazi në Ningbo nga viti 2015 deri në vitin 2018. Në 2019 , miratuar nga Këshilli i Shtetit, ekspozita u ngrit zyrtarisht në nivel kombëtar dhe u riemërua Kina – EQL Expo dhe Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit. Ekspozita e 2-të e Kina – EQL u mbajt me sukses në Ningbo nga data 8 deri në 11 Qershor të vitit 2021. Më 8 qershor 2021, në Ningbo u mbajt Forumi i Bashkëpunimit Kinë-EQL, ku liderë dhe të ftuar nga vende të ndryshme mbajtën fjalime dhe shkëmbyen mendime për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Më 9 qershor 2021 në Ningbo u mbajt dhe takimi i Gjashtë i bashkëpunimit të investimeve Kinë-EQL për të nisur 86 projekte investimi në gjashtë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore duke përfshirë investimet në transport, energji,  mjekësi, pasuritë e paluajtshme, hotelet, minierat, industrinë kimike, ndërtimin e infrastrukturës dhe të tjera.

Pamje nga Ekspozita Kinë-EQL(Foto:Xinhua)

Ekspozita Kinë-EQL dhe Panairi Ndërkombëtar i Produkteve të Konsumit që do të zhvillohen në qytetin Ningbo në muajin Maj të 2023 do të prezantojë karakteristikat industriale të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke u fokusuar në ushqimet bujqësore, mallrat e konsumit, produktet e inteligjencës të manifakturës dhe ekonomisë digjitale, si dhe produktet kulturore e turistike. Në gamën e produkteve ushqimore dhe bujqësore do të prezantohen pije alkoolike dhe jo alkoolike., vaji i ullirit, mjaltë, produktet e drithërave, të mishit dhe të qumështit. Në mallrat e konsumit do të prezantohen shërbimet dhe produktet e kujdesit personal dhe pajisje shtëpiake, produkte të pastrimit shtëpiak, punime artizanale. Gjithashtu dhe produkte me vlerë më të lartë si automobila, avionë të lehtë, pajisje elektronike, pajisje mjekësore, industri digjitale, pajisje sportive, si dhe produkte për zgjidhje energjetike, etj. Tregtia e shërbimeve kulturore dhe turizmit do te nënkuptojë prezantimin e logjistikës se transportit, te tregtisë elektronike ndërkufitare, etj.

Vizitorë në Ekspozitën Kinë-EQL (Foto: Xinhua)

Promovimi ekonomik dhe tregtar për të zgjeruar bashkëpunimin praktik do të jetë në fokusin e ekspozitës. Dialogu për produktet bujqësore, kontrata e prokurimit, ndërlidhja me industrinë, transporti dhe aktivitetet logjistike do të zhvillohen për të zgjeruar importin e mallrave nga Evropa Qendrore dhe Lindore si dhe për të promovuar realizimin e projekteve të reja investuese. Shkëmbime kulturore dhe arsimore për të forcuar lidhjet ndërmjet njerëzve do të thellohen nëpërmjet aktiviteteve të shkëmbimit kulturor dhe arsimor në shkencë dhe teknologji, arsim, turizëm, etj. Zhvillimi i tyre do të synojë promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të gjithanshëm dhe në shumë nivele midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Burimi: CRI.CN

Gonxhja-Huber, firmoset marrëveshja për ngritjen e shkollës së ekselencës për Hoteleri-Turizëm në Tiranë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënshkruan një marrëveshje për…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja-Huber, firmoset marrëveshja për ngritjen e shkollës së ekselencës për Hoteleri-Turizëm në Tiranë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënshkruan një marrëveshje për…