Rritje e lartë e ekonomisë së Kinës në tremujorin e parë të vitit 2023

Në prill, Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës publikoi rezultatet paraprake të rritjes ekonomike të tremujorit të pare të vitit 2023


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Në muajin Tetor 2022, parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte që rritja ekonomike e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), në nivel global të ngadalësohej nga 3.2% në vitin 2022, në 2.7% në vitin 2023. Për ekonomitë e përparuara të vendeve të G-7 parashikohej një ngadalësim i theksuar i rritjes ekonomike. Ndërsa rritja ekonomike në Kinë parashikohej të zgjerohej nga 3.19% në vitin 2022 në 4.44% në vitin 2023.

Burimi: World Economic Outlook 2022, IMF dhe analiza e autorit

 

Në prill, Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës publikoi rezultatet paraprake të rritjes ekonomike të tremujorit të pare të vitit 2023. Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në 28,499.7 miliardë Yuan, duke u rritur me 4.5% nga viti në vit me çmime konstante ose me 2.2% përqind më shumë se në tremujorin e katërt të vitit 2022. Sipas sektorëve vlera e shtuar e industrisë parësore ishte 1,157.5 miliardë Yuan, ose me 3.7% rritje nga viti në vit; ajo e industrisë dytësore ishte 10,794.7 miliardë Yuan, ose me një rritje 3.3%, dhe ajo e industrisë terciare ishte 16,547.5 miliardë Yuan ose me një rritje 5.4 përqind. Rritja ekonomike në tremujorin e pare të vitit 2023 tejkaloi parashikimin fillestar të rritjes ekonomike dhe ishte në rreth 4.8 herë më e lartë se mesatarja e rritjes ekonomike të vendeve të G-7.

Burimi : Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, Eurostat, National Institute of Economic Research UK, US Bureau of Economic Analysis dhe analiza e autorit

 

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik në tremujorin e pare ka qenë me bazë të gjerë, ku si sektori prodhues, ashtu dhe ai i shërbimeve kanë kontribuar mesatarisht me nga 4.1% dhe në 7.0% në rritjen e PBB-së. Rritja ekonomike përshpejtuese në tremujorin e pare të vitit 2023 ka ardhur kryesisht nga rritja në sektorin e ndërtimit në 6.7%, të tregtisë me shumicë dhe pakicë në 5.5%, të transportit në 4.8%, të akomodimit dhe restoranteve në 13.6%, të shërbimeve financiare në 6.9%, të teknologjisë së lartë në 11.2%, të qira dhe lizing në 6.0%, etj. Rritja e vlerës së shtuar të sektorit të shërbimeve është përshpejtuar ne rreth 4.7 here me shume në tremujorin e katërt të vitit 2022 krahasuar me tremujorin e pare të vitit 2023. Për tu shënuar është fakti që dega e pasurive të paluajtshme ka shënuar një rritje pozitive në tremujorin e pare të vitit 2023 krahasuar me rritjen negative të saj gjatë tremujorit të dytë, të tretë dhe të katërt të vitit 2022.

Burimi :Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës dhe analiza e autorit

 

Rritja e lartë ekonomike në tremujorin e pare të vitit 2023 u ndikua nga zgjerimi i konsumit, i rritjes relativisht të lartë të investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Konsumi udhëhoqi rritjen ekonomike me shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit, të cilat u rritën në tremujorin e pare të vitit 2023 në 5.5% nga viti në vit. Në muajin mars të vitit 2023 shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit u rritën në 10.6% nga viti në vit. Në tremujorin e pare të vitit, shpenzimet për konsum për frymë të banorëve në shkallë vendi ishin 6 738 juanë, një rritje nominale prej 5.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për sa i përket zonave urbane dhe rurale, shpenzimet për konsum për frymë të banorëve urbane ishin 8 303 Yuan, ose një rritje prej 4,8% dhe shpenzimet për konsum për frymë të banorëve ruralë ishin 4629 Yuan juanë, ose një rritje prej 5.5%.

CFP

 

Investimi në asetet fikse u rritën me 5.1% nga viti në vit. Investimet në infrastrukturë u rritën me 8.8% nga viti në vit dhe në manifakturë me 7.0%. Sipas sektorëve investimet në industrinë parësore u rritën me 0.5%, në atë dytësore me 8.7% dhe në atë terciare me 3.6%. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me një rritëm të lartë përkatësisht me 16.0%. Nga këto investimet në manifakturën e teknologjisë së lartë u rritën në 15.2% dhe në shërbimet e teknologjisë së lartë në 17.8%. Në investimet e prodhimit të teknologjisë së lartë, ato që i përkasin investimeve në prodhimin e pajisjeve elektronike dhe të komunikimit dhe të pajisjeve mjekësore, instrumenteve matëse dhe mjekësore u rritën përkatësisht në 20.7% dhe në19.9%. Në investimet e shërbimeve të teknologjisë së lartë, ato që i përkasin shërbimeve të e-commercë dhe shërbimet për transformimin e arritjeve shkencore dh teknologjike u rritën përkatësisht me 51.5% dhe 51.3%. Investimet në sektorët social u rritën me 8.3%, në shëndetësi me 21.6%, dhe në arsim me 6.2%.

Në tremujorin e parë te vitit 2023 vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 9 888 miliardë Yuan, ose një rritje prej 4.8% nga viti në vit. Vlera totale e eksporteve ishte rreth 5 648 miliardë Yuan, me një rritje prej 8.4%. Vlera totale e importeve ishte rreth 4 239 miliardë Yuan me një rritje prej 0.2%. Bilanci tregtar ishte 1 409 miliardë Yuan në suficit. Importet dhe eksportet nga ndërmarrjet private u rritën me 14.4% duke zënë 52.4% të vlerës totale të importeve dhe eksporteve. Në mars importet dhe eksportet e mallrave kanë treguar një rritëm shumë të lartë të rritjes. Vlera totale e importeve dhe eksporteve ishte rreth 3 709 miliardë Yuan, me një rritje prej 15.5 % nga viti në vit. Vlera totale e eksporteve ishte rreth 2 155 miliardë Yuan, me një rritje prej 23.4% dhe e importeve ishte rreth 1 554 miliardë Yuan, me një rritje prej 6.1%.

CFP

Me publikimin e të dhënave kryesore të ekonomisë kineze për tremujorin e parë të vitit 2023 institucionet financiare ndërkombëtare kanë ndryshuar parashikimin e rritjes ekonomike. Ekonomia e Kinës u rikuperua më mirë se sa pritej në tremujorin e parë të 2023, e nxitur nga rritja e investimeve, një rikthim i fortë i konsumit si dhe i tregut të pasurive të paluajtshme. Në Prill të vitit 2023, Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti parashikimin e rritjes ekonomike për Kinën për vitin 2023 nga 4.44% në 5.24%. Shumë vende të botës po llogarisin tani në rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike të Kinës për të kontribuar në rritjen ekonomike globale. Rritja më e lartë ekonomike për vitin 2023 është e pritshme për sa kohë dinamika e investimeve dhe konsumit të ekonomisë po tregon një trend të fortë të rritjes.

Burimi: CRI.CN

Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit, e vetmja në Ballkanin Perëndimor

Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit, e vetmja në Ballkanin Perëndimor

Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT…