Mimozat e Parkut

Parku dhe lulet janë streha ime shpirtërore. 


Nga Mimoza Prifti

Per vite te tera qe ky stol buze lumit mbart mendimet dhe kohen time.

për

Cilen kohe Mimoza? – do te pyeste dikush.

Ah jo, ke te drejte – do ti pergjigjesha. Koha nuk egziston, eshte nje term qe ne tokesoret e shpikem per te matur aftesine dhe zhvillimin tone.

Gjendem vetem nje hap larg bregut. Sterkalat e ujit perplasen me force shputave te kembes, mendimet humbasin e rrjedhin valeve te lumit. Bregut, shelgjet e shumta vallezojne e hijeshojne hirshem dhe zogjte shumengjyresh parakalojne e fluturojne gezueshem.

Gjithe bota shtrihet para syve te mi, rrjedh me valen dhe nunillen e ketij lumi. Ndersa pas meje, pas meje shqisat e kane humbur plotesisht aftesine.

Nje pershendetje e ngrohte me zgjon nga perhumbja. Krah meje, nje zonje elegante tek te 40-at, me sy te blerte e floke te grunjta. Me buzeqeshje capkene e shikim teper inteligjent. Veshur ne nje fustan te zi e kepuce ngjyre mishi, duarve mban nje kamera profesionale.

– A mundem te fotografoj ketu prane teje? me pyet me ton imponues.

Patjeter, i pergjigjem, dhe pavetedije humbas valeve te lumit.

Pas disa castesh shkrepjesh, zonja me pyet serish: a mund te ulem ne stol me ju?

Patjeter, ky stol nuk me perket vetem mua dhe shtyhem per ti krijuar hapesire per tu ulur.

– Ku e gjete lulen e livandos? me pyet rrembimthi.

Ketu ne park, vazhdoj qete. Nuk e di psene, po sa here vij e ulem tek ky stol, pavetedijshem kam lule livandosh duarve. Dhe me e bukura eshte se gjithmone i harroj ketu.

Zonja qesh, dhe vazhdon: Te kam pare shume here, per vite te tera, hera heres kam menduar se eshte stoli yt.

Ndoshta, dhe mundet, pergjigjem pavetedijshem. Kam vite te tera qe ulem ketu, vij e shkund pluhurat e rutines, lodhjes apo lendimeve. I derdh valeve te lumit, e me pas me freskun e tij i kthehem dites njerezore. Pak a shume eshte streha ime shpirterore.

– Nuk te merzit lumi? As zogjte e zhurmshem? As e njejta tabllo ne vite?

Absolutisht jo, ja kthej. Une jam lindur e rritur brigjeve te lumit, jam rritur me kengen e tij dhe te zogjve, per mua eshte domosdoshmeri kjo kohe qe kaloj ketu. Vetem ketu ndihem e lire plotesisht; si valet, si fluturimi i zogjve, si vallezimi i shelgjeve.

Pas shume pyetjesh, zonja ne fjale kthehet nga une dhe nis te me tregoje dicka:

– Nuk te njoh kush je, as emrin nuk ta di. Fakti qe vjen e ulesh perdite tek ky stol, dhe perdite le pas nje tufe me lule livandoje, dhe cdo here largon ndonje pisllek apo leter qe dikush tjeter ka lene. Pas nesh, ne kete stol jane emrat e nje cifti, ky stol eshte ne nderim te tyre. Ky cift ishte Libera dhe Roberto Bertolini, gjysherit e mi te shtrenjte.

Nena ime ulej perdite tek ky spot, perhumbej valeve te lumit e fluturonte me zogjte. Nuk jetonte dot pa natyren, nuk merrte dot fryme pa lirine. Libera i donte shume lulet e livandos, ishin te prferuarat e saj ne kete vend te ftohte.

Kur u larguan nga Roma me gjyshin, per tu zhvendosur ne Kanada, ishte 9 Mars atehere. Ajo zbriti me nje tufe mimozash ne duar. Jane disa lule te verdha qe Ne italianet i dhurojme per diten e gruas. Atje ajo i donte tmerresisht mimozat, kur erdhi ketu nuk i gjeti me. Atehere ra ne dashuri me Livandot, dhe me to bente mrekulli. Cdo 8 Mars enkas per te nga Italia vinte nje tufe mimozash, gjyshi nuk harroi asnjehere deri vitin e fundit ti sillte Mimozat nga Roma. Mimozat dhe Livandot ishin lulet e saj. Kur shkonte ne France, tek e motra, pergatisnin vaj mimozash e me pas kur e sillte ne Toronto e bashkonte me vajin e livandove e me to mbante te qelqte fytyren e saj.

Deri diten qe vdiq binte era mimoza e livando, Ajo ishte gruaja qe aromonte pranvere nga hera.

Besoj e kupton perse u ula tek ky stol, per se desha te hyj ne bisede me ty; e mbyll ajo biseden me lot ne sy.

 

Une e pafjale nga ky rrefim. Nuk mund te them asnje fjale.

– Nuk te pyeta per emrin? me thote ajo disi e turperuar. Po flasim dhe akoma nuk jemi prezantuar, do me falesh. Natalia Bertolini, me quajne.

Ndersa mua, Mimoza, dhe nuk di pse lotet me rrokullisen faqeve.

– Cfare? Po tallesh Ti?

Absolutisht jo, Mimoza me quajne. Eshte koicidence e jashtezakonshme, qe nje Mimoze me Lule Livandosh ne duar ulet ne stolin e gruas qe marrezisht donte Mimozat dhe Livandot, qe ulem me kembet zhytur ne uje; humbas valeve e fluturoj me zogjte njesoj si ajo, gjyshja jote.

 

– Sa te jem gjalle nuk kam per ta harruar kete bisede Mimoza, ma solle kaq prane Liberen time. Kam deshire te shkruaj dicka per te, ishte nje grua fenomenale. Mahnitem nga ditaret e saj, ka hedhur nje bote te gjere e te bukur shume, nje bote qe cdo kush do ta kish zili.

Te lutem, le te jemi ne kontakt, dua ta lexosh librin qe do ti dedikoj Liberes sime.

(Natalia punon ne nje nga stacionet televizive kanadeze; ka ndjekur pasionin e saj dhe te gjyshes).

*****

Dje, kam lexuar disa nga faqet per librin e saj te ardhshem, dedikuar Liberes se saj te shtrenjte.

Cuditerisht, pata ndjesine se e njihja prej kohesh Zonjen e mimozave dhe livandove.

A thua ne tjeter jete?

A thua jeta njerezore ndan deshira dhe eksperienca te njejta?

A thua eshte rastesi?

(rreshta te castit te 4 viteve para; takimi I djeshem me Natalin dhe shkrimet e saj per Liberen me sollen nder ment keto rreshta)

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…