Festohet Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin pas 30 ditëve agjërim dhe falje.


Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin pas 30 ditëve agjërim dhe falje.

Një orë pas lindjes se diellit besimtarët myslimanë falën Namazin.

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij iu drejtua besimtarëve duke iu thënë se kishin jetuar një muaj sakrifice dhe ngritjeje shpirtërore dhe se ky muaj i ka bashkuar në bamirësi e solidaritet, në paqe e dashuri me njëri-tjetrin.

“Të dashur agjërues, Mëngjesi i kësaj dite është më i bukuri e më kuptimploti për të gjithë ne. Kemi Bajram dhe kjo na qëllon në ditën më të bukur të javës, ditë bajrami e xhumaje. Kemi përjetuar një muaj sakrifice dhe ngritje shpirtërore, e lusim Zotin të na ketë pranuar këtë sakrificë, Ai është shpërblyesi më i mirë. Ky muaj na ka bashkuar në bamirësi e solidaritet, në paqe e dashuri me njëri-tjetrin”, u shpreh Spahiu.

Me mesazhet që përcolli, kreu i KMSH u bëri thirrje edhe të rinjve të mos e braktisin vendin, por të qëndrojnë këtu për të forcuar kombin e tyre.

“Motra dhe vëllezër, kujdesuni që Kombi jonë të rritet nëpërmjet virtytit! Secili nga ne e ka detyrë të kontribuojë për të frenuar mpakjen e kombit. Po pakësohemi dita-ditës. Ne që kemi qenë një nga popujt me moshën më të re në Europë po plakemi me ritme shumë të shpejta. Pse duhet të zgjedhim rrugën më të lehtë, braktisjen e vendit, në vend të qëndrimit këtu dhe të forcimit të kombit tonë. Të lindim fëmijët këtu, t’i rrisim këtu në vendin tonë si qytetarë me virtyte dhe të dorës së parë në vend që t’i çojmë si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë!”, u shpreh ai.

Ai kujtoi edhe 100-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

‘Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull. Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta. Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri, ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo, harmoninë dhe dialogun ndër fetar. I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen. Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë, kudo që ajo ndodhet”, tha Spahiu.

Agjërimi që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.
Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fitër Bajramin”.

Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është sewayi- kadaif i pjekur i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata.

Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fitër Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.

Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit. /ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Nuk shkel vijën e kuqe për Ballukun për ta marrë në mbrojtje nga drejtësia

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua sot raporti i pesë anëtareve të PS-së në Këshillin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Nuk shkel vijën e kuqe për Ballukun për ta marrë në mbrojtje nga drejtësia

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua sot raporti i pesë anëtareve të PS-së në Këshillin e…