SHBA: Plane për të rrëzuar balonën kineze mbi oqeanin Atlantik

Administrata Biden po bën një plan për të rrëzuar balonën kineze, e cila u zbulua tek fluturonte mbi territorin amerikan


Administrata Biden duket se po bën përpara me një plan për të rrëzuar balonën kineze, e cila u zbulua tek fluturonte mbi territorin amerikan prej ditës së enjte, dhe që dyshohet se po përdorej për të përgjuar ushtrinë amerikane.

Planet janë që ajo të rrëzohet sapo të pikaset mbi ujërat e oqeanin Atlantik. Lajmi u konfirmua nga dy zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti mbi këtë operacion të ndjeshëm. Ata thanë se është e paqartë nëse Presidenti Joe Biden ka marrë tashmë një vendim përfundimtar mbi këtë çështje.

Në përgatitje të operacionin, Administrata Federale e Aviacionit mbylli përkohësisht hapësirën ajrore mbi vijën bregdetare të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut, përfshirë aeroportet në Charleston dhe Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, si dhe në Wilmington, të Karolinës së Veriut. Roja Bregdetare këshilloi gjithashtu mjetet lundruese që të largohen menjëherë nga zona.

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara “do të zgjidhin çështjen” e balonës kineze, të dyshuar se përdoret për qëllime përgjimi.

Presidenti Biden i bëri komentet si përgjigje ndaj një pyetjeje nëse Shtetet e Bashkuara do të rrëzonin balonën, e cila ka fluturuar në lartësi të madhe, në disa pjesë të vendit, çka Uashingtoni e quan një shkelje të hapur, të sovranitetit të SHBA-ve.

Autoritetet e kanë mbajtur balonën ‘spiune’ nën monitorimin të vazhdueshëm. Të premten Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetër balonë kineze, që po përdoret për motive përgjimi, u pa tek fluturonte mbi Amerikën Latine.

Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine.

“Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze, që po përdoret për përgjim”, tha në një deklaratë gjeneral brigade Patrick Ryder, sekretar i shtypit të Pentagonit.

Më herët të premten, ai u tha gazetarëve në Pentagon se balona e cila u pa tek fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara, po përdoret për qëllime përgjimi. Autoritet amerikane e konsideruan këtë një ngjarje të rëndë në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar. Por Pekini këmbëngul se balona është civile dhe ka për qëllim të mbledhjen e të dhënave meteorologjike.

Zoti Ryder nuk hyri në detaje, por tha se zyrtarët e mbrojtjes e dinë se kemi të bëjmë me një balonë spiune dhe se zyrtarët kinezë janë informuar rreth pakënaqësive të palës amerikane.

Krahas tensioneve diplomatike, balona kineze që u pa tek fluturonte mbi shtetin e Montanës, ka alarmuar banorët e kësaj zone.

Balona që po fluturon në një lartësi prej 18 kilometrash mbi tokë, besohet se është futur në hapësiren ajrore amerikane përmes Alaskës. Pastaj ajo thuhet se ka lëvizur në drejtim të jugperëndimit të Kanadasë, para se të futej në Montana.

“Vlerësuam se aktualisht nuk përbën rrezik fizik për njerëzit në tokë. Tani për tani po vazhdojmë ta monitorojmë dhe shqyrtojmë opsionet”, tha gjeneral brigade Patrick Ryder.

Zyrtarët thonë se balona është e madhe sa pothuajse tre autobuzë. Sipas një zyrtari të lartë amerikan ajo është e pajisur me kamera shumë cilësore e panele diellore.

“Ne e pamë atë. Po fluturon në një lartësi të madhe, ndoshta rreth 15 kilometra”, thotë një pilot.

Kina vazhdon të këmbëngulë se ajo është një balonë civile, për hulumtime shkencore, e cila ka humbur kontrollin.

Por Pentagoni e hodhi poshtë një gjë të tillë.

“E dimë se është balonë kineze që ka aftësi për t’u manovruar. Ne e kemi thënë qartë se ky balon ka shkelur hapësirën ajrore dhe ligjin ndërkombëtar dhe se kjo është e papranueshme”, tha zoti Ryder.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.

“Arritëm në përfundimin se në këtë kohë nuk kishte kushte të përshtatshme për një vizitë konstruktive”, tha zoti Blinken.

Ligjvënësi nga shteti i Montanës Ryan Zinke bëri thirrje për rrëzimin e balonës. /VOA

Lexo më shumë nga

Ujërat e Detit të Kinës Jugore, kokë-dhimbja e re e botës

Një nga konfliktet më të njohura në botë, pikërisht, ai që lidhet me Detin e Kinës Jugore mori në ditët…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Ujërat e Detit të Kinës Jugore, kokë-dhimbja e re e botës

Një nga konfliktet më të njohura në botë, pikërisht, ai që lidhet me Detin e Kinës Jugore mori në ditët…